Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nesër varroset Arlinda Zekaj

26 Tetor, 2026

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

26 Tetor, 2026

Ndërroi jetë komandant i njohur i UÇK-së, Enver Rifati-Xhaxhi, Ahmeti: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

26 Tetor, 2026

Demokratët Europianë kritikojnë Ramën për plumbat e gomës: Erjon Vishkulli ka nevojë për drejtësi, jo për propagandë!

26 Tetor, 2026

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

26 Tetor, 2026

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

26 Tetor, 2026

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve

26 Tetor, 2026

Mexhiti: VLEN ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, shpresojmë në zgjidhje politike

26 Tetor, 2026

Mickoski telefonoi Srdanoviqin për fitoren e Listës Studentore

26 Tetor, 2026

Xhamia e Ropalcës grumbulloi 5.300 euro për xhaminë e Tabanocit

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ndërroi jetë komandant i njohur i UÇK-së, Enver Rifati-Xhaxhi, Ahmeti: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu26 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Screenshot
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sot ka ndërruar jetë Enver Rifati, i njohur si komandant Xhaxhi, një nga luftëtarët e luftës së vitit 2001.

Lajmi për vdekjen e tij lë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët që e njohën dhe ndanë me të momente të vështira të jetës.

“Emri i komandant Xhaxhit lidhet me periudhën e luftës së vitit 2001, një kohë e rëndë për shqiptarët në Maqedoni, kur shumë burra lanë pas familjet dhe jetën e përditshme për t’u përfshirë në ngjarjet që shënuan historinë e asaj kohe.
Por për Enver Rifatin, kjo histori kishte edhe një dhimbje të veçantë. Në krah të tij qëndroi vëllai, Fadil Rifati, i cili ra dëshmor gjatë luftës, duke lënë pas një plagë që as koha nuk mund ta fshijë lehtë. Sot, me ndarjen nga jeta të Enver Rifatit, familja Rifati përballet me një tjetër humbje të rëndë. Një vëlla që jetoi me kujtimin e vëllait dëshmor tashmë është ndarë nga kjo botë, duke lënë pas kujtime, dhimbje dhe një histori familjare të lidhur ngushtë me ngjarjet e vitit 2001.
Lufta mbaron, vitet kalojnë, por kujtimet për ata që u përballën me ditë të vështira mbeten në kujtesën e familjeve dhe të njerëzve që i njohën. Sot, fjalët e ngushëllimit janë të pakta përballë dhimbjes së kësaj ndarjeje. Familjes Rifati, miqve dhe bashkëluftëtarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, e përkujtojnë bashkëluftërarët.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Enver Rufatit, i njohur si Komandant Xhaxhi, duke e kujtuar atë si një nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Komandant Xhaxhi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si njëri nga burrat guximtarë që i dolën zot atdheut në ditët më të vështira, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK)”, shkroi Ahmeti.(INA)

Lexuar: 26

Lajme te ngjashme

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

Mexhiti: VLEN ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, shpresojmë në zgjidhje politike

Mickoski telefonoi Srdanoviqin për fitoren e Listës Studentore

Xhamia e Ropalcës grumbulloi 5.300 euro për xhaminë e Tabanocit

Agjencia e Mediave: Aplikacion falas kundër lajmeve të rreme, në fokus edukimi i të rinjve

Haraçina nis ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve!

Lajmet e fundit

Nesër varroset Arlinda Zekaj

26 Tetor, 2026

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

26 Tetor, 2026

Ndërroi jetë komandant i njohur i UÇK-së, Enver Rifati-Xhaxhi, Ahmeti: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

26 Tetor, 2026

Demokratët Europianë kritikojnë Ramën për plumbat e gomës: Erjon Vishkulli ka nevojë për drejtësi, jo për propagandë!

26 Tetor, 2026

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

26 Tetor, 2026

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

26 Tetor, 2026

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.