Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kumanovë: 21-vjeçarja sulmohet nga qentë endacakë duke u kthyer nga puna

25 Tetor, 2026

Dy vëllezër shqiptarë nga Kërçova që po lënë gjurmë në Zvicër!

25 Tetor, 2026

Sali Jusufi, gjahtari nga Hotla që po e ruan me krenari traditën familjare të Haxhi Azirit

25 Tetor, 2026

Lëvizja Vetëvendosje shkon në zgjedhje të brendshme

25 Tetor, 2026

Sot zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e Luginës garojnë me listë të përbashkët

25 Tetor, 2026

Drejtësia është obligim, përgjegjësia është detyrë, besimi fitohet!

25 Tetor, 2026

MISTERI NË MATKË: Zhytësi zbret 338 metra nën tokë, por ajo që fshihet më poshtë është e pabesueshme

25 Tetor, 2026

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

25 Tetor, 2026

Tensione mes tifozëve grekë dhe maqedonas në Shkup, situata “hot” në arenën sportive!

25 Tetor, 2026

Ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur i rokut, Eroll Jakupi

25 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 25 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sot zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e Luginës garojnë me listë të përbashkët

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qytetarët e Serbisë votojnë sot për përbërjen e re të Kuvendit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që zhvillohen më 25 tetor. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Në këtë proces zgjedhor, vëmendje të veçantë ka pjesëmarrja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët janë bashkuar në një listë të përbashkët me emrin “Koalicioni Shqiptar”, duke synuar të bashkojnë votën shqiptare dhe të sigurojnë përfaqësim më të fuqishëm në institucionet e Serbisë, njofton agjencial e lajmeve INA.

Në listën e përbashkët janë bashkuar shtatë subjekte politike shqiptare, të cilat kanë vendosur të garojnë së bashku në vend të ndarjes në lista të veçanta.

Bashkimi politik i shqiptarëve të Luginës është mbështetur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka ndihmuar në afrimin dhe koordinimin e subjekteve politike shqiptare për të garuar me një listë të përbashkët.

Unifikimi shihet si përpjekje për të shmangur fragmentimin e votës shqiptare dhe për të rritur mundësinë e përfaqësimit në Kuvendin e Serbisë, ku vendimet institucionale kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe te të drejtat dhe kërkesat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në takimin me përfaqësuesit e koalicionit më 21 tetor, përshëndeti bashkimin e subjekteve shqiptare dhe bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në votime. Ajo theksoi rëndësinë e përfaqësimit të çështjeve të shqiptarëve të Luginës në institucionet e Serbisë.6.45 milionë votues dhe 18 lista zgjedhore.

Në zgjedhjet e sotme kanë të drejtë vote rreth 6.45 milionë qytetarë, ndërsa në garë janë 18 lista zgjedhore me gjithsej 2.418 kandidatë.

Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë, ndërsa për shumicën parlamentare nevojiten të paktën 126 mandate.Për listat e zakonshme politike vlen pragu zgjedhor prej 3 për qind, ndërsa listat e pakicave kombëtare përfitojnë nga pragu natyror, i cili u mundëson të marrin pjesë në ndarjen e mandateve edhe pa arritur pragun e përgjithshëm. “Koalicioni Shqiptar” është certifikuar si listë e pakicës kombëtare.

Për shqiptarët e Luginës, këto zgjedhje përbëjnë një tjetër provë të bashkëpunimit politik dhe të aftësisë për ta kthyer unitetin në përfaqësim institucional. Rezultati i listës së përbashkët do të tregojë se sa mbështetje do të marrë kjo përpjekje për bashkimin e votës shqiptare. (INA)

Lexuar: 25

Lajme te ngjashme

Lëvizja Vetëvendosje shkon në zgjedhje të brendshme

Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i apasionuar pas futbollit që u plagos me plumb gome në sy?

Presidentja Shiroka-Pula apel shqiptarëve të Luginës: Votoni për sa më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

Policia shton kontrollet në Qafë Thanë, dyshime për udhëtime drejt protestës në Tiranë

Lajmet e fundit

Kumanovë: 21-vjeçarja sulmohet nga qentë endacakë duke u kthyer nga puna

25 Tetor, 2026

Dy vëllezër shqiptarë nga Kërçova që po lënë gjurmë në Zvicër!

25 Tetor, 2026

Sali Jusufi, gjahtari nga Hotla që po e ruan me krenari traditën familjare të Haxhi Azirit

25 Tetor, 2026

Lëvizja Vetëvendosje shkon në zgjedhje të brendshme

25 Tetor, 2026

Sot zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e Luginës garojnë me listë të përbashkët

25 Tetor, 2026

Drejtësia është obligim, përgjegjësia është detyrë, besimi fitohet!

25 Tetor, 2026

MISTERI NË MATKË: Zhytësi zbret 338 metra nën tokë, por ajo që fshihet më poshtë është e pabesueshme

25 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.