Një 21-vjeçare nga Kumanova është sulmuar dje nga qentë endacakë në afërsi të spitalit të qytetit, teksa po kthehej nga puna.
Sipas informacioneve të dërguara në redaksinë tonë, e reja ka marrë lëndime dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Rasti rikthen shqetësimet për sigurinë e qytetarëve dhe praninë e qenve endacakë në hapësirat publike.
U bëhet thirrje / apel Komunës së Kumanovës dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për parandalimin e rasteve të ngjashme dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.Televizioni News

