Informon: Televizioni News
Një investim i rëndësishëm në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut. Njëqind autoambulanca të reja, të pajisura plotësisht me aparaturë moderne mjekësore, do t’u shërbejnë institucioneve publike shëndetësore në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur Venera Azizi, e cila theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve.
Sipas saj, ambulancat e reja do të kontribuojnë në modernizimin e flotës së automjeteve shëndetësore dhe në ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët, nga Likova deri në Strugë.
Ky investim synon përmirësimin e kushteve për ndërhyrje emergjente, transportin e pacientëve dhe ofrimin e kujdesit mjekësor gjatë rrugës drejt spitaleve.
“Një investim i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve dhe për forcimin e shërbimeve tona shëndetësore”, ka theksuar Venera Azizi, duke ndarë edhe një fotografi me drejtorët e institucioneve shëndetësore.

