Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

25 Nëntor, 2026

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

25 Nëntor, 2026

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

25 Nëntor, 2026

Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

25 Nëntor, 2026

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Albin Kurti mes shqiptarëve në në Nju Jork: “Amerikën mund ta duash pa harruar rrënjët!”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu20 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Beqir SINA – Staten Island, New York

Në Staten Island në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë është organizuar “Albanian Festival”, duke bashkuar komunitetin shqiptar me muzikë e ushqime tradicionale shqiptare.

Ky është një festival i cili i bashkon gjeneratat: ata që erdhën të parët dhe ata që kanë lindur këtu. Familjet shqiptare janë pjesë e historisë dhe e jetës së Nju Jorkut prej brezash dhe tash fëmijët e tyre janë të suksesshëm në biznes, mjekësi, teknologji, universitete, administratë dhe shërbim publik.

Në Festivalin e parë Shqiptar të Staten Island, të organizuar në South Beach Boardwalk, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i u drejtua komunitetit me një fjalë të ngrohtë që vuri në qendër diasporën, gjuhën shqipe dhe kujtesën historike.

” “

Organizatori i këtij festivali, Naser Nika, e hapi eventin duke theksuar unitetin e shqiptarëve larg vendlindjes.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Kurti tha se mund ta duash Amerikën dhe njëkohësisht ta duash fort vendin prej nga vjen familja jote, pasi identiteti shqiptar jo domosdo humbet duke u integruar në shoqërinë amerikane.

“Për këtë arsye, ruajtja e gjuhës shqipe është një nga përgjegjësitë më të mëdha ndaj brezave të ardhshëm. Dhe pikërisht këtë e bëjnë shqiptarët që jetojnë kudo në diasporë e veçanërisht në Amerikë.”

Për Kosovën, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një diasporë. Ka qenë zë i fuqishëm, mbështetje e vazhdueshme dhe urë lidhëse me Amerikën, tha Kurti.

Zoti Kurti u tha të pranishmëve se kishte nderin të ndodhej në një vend ku festohej identiteti kombëtar përmes muzikës, ushqimit dhe kulturës. Ai kujtoi se shqiptarët janë pjesë e historisë së Nju Jorkut prej disa brezash, me familje nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe të gjitha trevat shqiptare.

“Shumë prej jush erdhën me pak gjëra, por me punë, sakrificë dhe shpresë për fëmijët. Sot brezat e rinj janë pjesë e biznesit, mjekësisë, inxhinierisë, universiteteve dhe shërbimit publik. Ky është suksesi i diasporës: të ruash kush je dhe të kontribuosh aty ku jeton,” tha Kurti.

Ai theksoi se identiteti shqiptar nuk humbet duke u integruar në shoqërinë amerikane, por e pasuron mozaikun e saj. Kryeministri e quajti ruajtjen e gjuhës shqipe përgjegjësi të madhe.

“Kur një fëmijë shqiptar në Staten Island mëson shqipen, ai nuk mëson vetëm një gjuhë. Ai sjell me vete historinë, kulturën dhe lidhjen me rrënjët.”

Ai përmendi prejardhjen ilire, Skënderbeun dhe tri data themelore: Lidhjen e Prizrenit 1878, Pavarësinë e Shqipërisë 1912 dhe UÇK-në e Adem Jasharit 1998, e ndjekur nga ndërhyrja e NATO-s e udhëhequr nga SHBA në 1999 dhe Pavarësia e Kosovës më 2008.

Kurti foli për ngritjen e shtetit, sundimin e ligjit deri në veri të Ibrit dhe Forcën e Sigurisë. Ai e quajti të padrejtë vendimin e shkallës së parë në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke shtuar se historia është gjyqtari i vërtetë dhe se shteti do të punojë për korrigjimin në Apel.

Ai tha se edhe më herët gjykata e UNMIK-ut, por edhe kjo e Hagës, kanë bërë unfair/padrejtësi ndaj UÇK-së, prandaj siç thotë një mendimtar i urtë, “Historia ua bën gjyqin gjyqeve”.

Më pas Kurti vlerësoi dhe e falënderoi në mënyrë të veçantë Batalionin “Atlantiku” nga SHBA.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Naser Nika, kryeorganizatori i këtij festivali në Staten Island, në fjalën e hapjes tha se: “Komuniteti shqiptar në Amerikë nuk e harron luftën për lirinë e Kosovës, sakrificat, ata që dhanë jetën dhe historinë. Në këtë moment të vështirë, diaspora duhet të jetë e bashkuar jo vetëm kur feston, por edhe kur përballet me vështirësi.”

Ai i u drejtua kryeministrit të Kosovës, duke thënë se sot shihni këtu komunitetin që e do Kosovën, Shqipërinë dhe tokat shqiptare.

“Ne,” tha Nika, “jemi larg, por Kosova është në zemrat tona dhe ky festival është dëshmi e bukur. Flamuri kuq e zi valëvitet sot në Nju Jork. Fëmijët tanë dëgjojnë, këndojnë e kërcejnë shqip. Kjo është mënyra më e bukur për t’ua kaluar identitetin brezave. Mos harroni kush jeni, mësoni shqipen, dashuroni kulturën, respektoni Amerikën, por mos harroni rrënjët. Jetën e ndërtojmë këtu, identitetin e mbajmë brez pas brezi. Sot nisim një traditë të re. Le ta vazhdojmë çdo vit, duke i sjellë fëmijët këtu,” tha kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Naser Nika, organizatori kryesor i Festivalit të Parë Shqiptar në Staten Island.(INA)

Lexuar: 482

Lajme te ngjashme

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

Vuçiq do të hyjë në grevë urie “nëse tentojnë ta arrestojnë”

Shqipëria e përfshirë në sulmin kundër anijes ruse në Libi? Reagon Ministria e Jashtme

Lajmet e fundit

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

25 Nëntor, 2026

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

25 Nëntor, 2026

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

25 Nëntor, 2026

Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

25 Nëntor, 2026

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.