Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Britania: Mbështesim Kosovën dhe jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

16 Shtator, 2026

Britania: Mbështesim Kosovën dhe jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

16 Shtator, 2026

Haradinaj për vendimin e Hagës: Nja prej ngjarjeve ma të rana që i kom përjetu mas luftës

16 Shtator, 2026

Dua Lipa reagon pas verdiktit në Hagë

16 Shtator, 2026

Rita Ora reagon pas vendimit të Hagës

16 Shtator, 2026

Thaçi: Beteja nuk ka mbaruar – sapo të kthehem i bashkohem zërit tuaj

16 Shtator, 2026

Vuçiqit ‘studion’ reagimet e zyrtarëve të lartë të rajonit pas vendimit në Hagë, ndalet te Begaj e Rama, ‘kërcënon’ Malin e Zi

16 Shtator, 2026

Meidani: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së duhet të rrëzohet

16 Shtator, 2026

SHBA ridrejton 52 milionë dollarë ndihmë ushtarake, preken edhe fondet për Maqedoninë e Veriut

16 Shtator, 2026

Kroacia: Vendimi i Hagës s’e ndryshon kontekstin e luftërave dhe faktin se populli i Kosovës ishte viktimë e Millosheviqit

16 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 16 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vuçiqit ‘studion’ reagimet e zyrtarëve të lartë të rajonit pas vendimit në Hagë, ndalet te Begaj e Rama, ‘kërcënon’ Malin e Zi

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, ku ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burgim për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq doli në konferencë për mediat.

Ai u shpreh i pakënaqur për këtë vendim sepse sipas tij nuk u dënuan për krime kundër njerëzit.

Gjatë fjalës së tij Vuçiq ‘kishte studiuar’ të gjitha reagimet e zyrtarëve të lartë nga rajoni. Vuçiq tha se e kishte planifikuar deklaratën e tij për në orën 18:30, në mënyrë që të priste reagimet e liderëve politikë nga rajoni.

Ai e nisi citimin e parë direkt nga fjala e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, duke vijuar më pas me të tjerët.

“Imagjinoni sikur një nga zyrtarët tanë të thoshte: ‘Liria ka një emër’ dhe të përmendte ndonjë serb të dënuar nga Tribunali i Hagës”, tha Vuçiç.

Ai përmendi gjithashtu reagimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili pas shpalljes së vendimit publikoi fjalën “turp” në rrjetet sociale.

Duke folur për reagimet nga Prishtina, Vuçiç citoi kryeministrin Albin Kurti, i cili e cilësoi aktgjykimin si “padrejtësi të papranueshme” dhe “dënim të rëndë”, duke thënë se ai duhet të ndryshohet në procesin e apelit.

Presidenti serb iu referua edhe deklaratës së zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, i cili e cilësoi vendimin “jashtëzakonisht të padrejtë” dhe tha se “çdo shqiptar e mban në zemër luftën e shenjtë të UÇK-së”. Gjeloshaj gjithashtu deklaroi se beson se vendimi do të ndryshohet në instancat më të larta gjyqësore.

Vuçiç ngriti pyetjen nëse deklarata të tilla do të kenë pasoja për integrimin evropian të Malit të Zi.

“A do ta ndalojnë integrimin evropian sepse e fyejnë vendimin, e mohojnë sundimin e ligjit? Apo kjo vlen vetëm për serbët?”, pyeti presidenti serb.

Ai iu referua gjithashtu reagimeve të politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, mes tyre Bekim Sali, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ahmeti e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes.

“Dhe unë mendova se ata janë kriminelë, të paktën të dënuar në shkallën e parë. Jo, të gjithë janë çlirimtarë, heronj dhe heroinat”, tha Vuçiç.

Ai iu referua edhe qëndrimit të diplomacisë kroate, duke thënë se Zagrebi, ndërsa deklaroi se “e merr në dijeni” vendimin, njëkohësisht theksoi qëndrimin e tij për kontekstin politik dhe historik të luftës në Kosovë.

Vuçiç vlerësoi se këto reagime tregojnë, sipas tij, ekzistencën e standardeve të ndryshme ndaj serbëve dhe popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë.

“Serbët duhet të jenë kriminelë në çdo njoftim, në çdo deklaratë”, tha presidenti serb.

Aleksandar VuçiqHagëRama
Lexuar: 36

Lajme te ngjashme

Britania: Mbështesim Kosovën dhe jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Britania: Mbështesim Kosovën dhe jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Haradinaj për vendimin e Hagës: Nja prej ngjarjeve ma të rana që i kom përjetu mas luftës

Thaçi: Beteja nuk ka mbaruar – sapo të kthehem i bashkohem zërit tuaj

Kroacia: Vendimi i Hagës s’e ndryshon kontekstin e luftërave dhe faktin se populli i Kosovës ishte viktimë e Millosheviqit

Kroacia: Vendimi i Hagës s’e ndryshon kontekstin e luftërave dhe faktin se populli i Kosovës ishte viktimë e Millosheviqit

Lajmet e fundit

Britania: Mbështesim Kosovën dhe jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

16 Shtator, 2026

Britania: Mbështesim Kosovën dhe jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

16 Shtator, 2026

Haradinaj për vendimin e Hagës: Nja prej ngjarjeve ma të rana që i kom përjetu mas luftës

16 Shtator, 2026

Dua Lipa reagon pas verdiktit në Hagë

16 Shtator, 2026

Rita Ora reagon pas vendimit të Hagës

16 Shtator, 2026

Thaçi: Beteja nuk ka mbaruar – sapo të kthehem i bashkohem zërit tuaj

16 Shtator, 2026

Vuçiqit ‘studion’ reagimet e zyrtarëve të lartë të rajonit pas vendimit në Hagë, ndalet te Begaj e Rama, ‘kërcënon’ Malin e Zi

16 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.