Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

BDI Kumanovë: Drejtësi selektive dhe frikësim para 28 Nëntorit, kërkohet zbardhja e rastit/VIDEO/

25 Nëntor, 2026

VLEN: Ne nuk premtojmë, ne veprojmë! Provimet që ishin 100% maqedonisht, i kemi bë 100% shqip (Video)

25 Nëntor, 2026

Shpallet konkurs për 27 punësime në ‘punë shteti’, ja sa do të jenë rrogat!

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026

Mexhiti: Kemi kontakte edhe me ASH-në e Taravarit dhe LSH-në e Selës (Video)

25 Nëntor, 2026

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor, 2026

Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komuna

25 Nëntor, 2026

Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias

25 Nëntor, 2026

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

25 Nëntor, 2026

BE-ja drejt një vendimi historik: Bullgaria rrezikon gjobë prej 23 milionë eurosh, në shënjestër edhe Hungaria!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Serbia ka rrugët më vdekjeprurëse në Evropë, ja cilat janë vendet më të rrezikshme për shoferët

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Është publikuar një renditje e re e vendeve evropiane më të sigurta dhe më të rrezikshme për shoferët, bazuar në shkallën e vdekshmërisë në aksidentet rrugore pwr vitin 2026.

Zbuloni se cilat vende kryesojnë listën “më të keqe”, ku janë rrugët më të sigurta dhe çfarë u këshillojnë ekspertët shoferëve të bëjnë.

Serbia kryeson listën e vendeve më vdekjeprurëse për drejtimin e automjeteve në Evropë, duke regjistruar 74 vdekje në aksidente rrugore për çdo milion banorë, një shifër që është rreth 72% mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

Ky është viti i dytë radhazi që Serbia renditet e para për numrin më të lartë të viktimave në rrugë, megjithëse shifrat e fundit janë pak më të ulëta se ato të vitit të kaluar.

Pas saj renditet Bullgaria, me 71 vdekje për milion banorë, dhe Rumania, me 68 vdekje për milion banorë, duke e vendosur Evropën Lindore në krye të listës së vendeve më të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve.

Përveç këtyre, edhe disa destinacione të njohura turistike si Portugalia, Greqia, Italia dhe Franca janë renditur ndër 10 vendet më vdekjeprurëse për drejtimin e makinës në Evropë, sipas studimit të Vignette Switzerland.

Nga ana tjetër, vendet nordike si Norvegjia dhe Suedia mbeten më të sigurta, me vetëm 19 vdekje për milion banorë, duke i bërë gati katër herë më të sigurta se Serbia.

Në aspektin e përmirësimit, Lituania ka shënuar një ulje të ndjeshme prej 43% të vdekjeve në aksidente rrugore gjatë dekadës së fundit. Përparim afatgjatë kanë treguar edhe Letonia (37%), Bullgaria (36%), Greqia (35%) dhe Hungaria (30%). Megjithatë, progresi ka ngecur në disa vende turistike si Portugalia, ku vdekjet kanë rënë vetëm me 1% që nga viti 2015, dhe Franca, me një ulje modeste prej 6%.

Ekspertët këshillojnë që udhëtarët të jenë të kujdesshëm, të kontrollojnë rregullat lokale dhe të planifikojnë me kujdes rrugët e tyre, pasi standardet e sigurisë ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin.

Të dhënat bazohen në 2026 PIN (Performance Index).

Lexuar: 372

Lajme te ngjashme

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Lajmet e fundit

BDI Kumanovë: Drejtësi selektive dhe frikësim para 28 Nëntorit, kërkohet zbardhja e rastit/VIDEO/

25 Nëntor, 2026

VLEN: Ne nuk premtojmë, ne veprojmë! Provimet që ishin 100% maqedonisht, i kemi bë 100% shqip (Video)

25 Nëntor, 2026

Shpallet konkurs për 27 punësime në ‘punë shteti’, ja sa do të jenë rrogat!

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026

Mexhiti: Kemi kontakte edhe me ASH-në e Taravarit dhe LSH-në e Selës (Video)

25 Nëntor, 2026

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor, 2026

Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komuna

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.