Një rrebesh i fortë ka përfshirë Korçën gjatë mbrëmjes së sotme, duke sjellë reshje të dendura shiu, breshër dhe erë të fortë.
Për më shumë se 10 minuta, qyteti është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë.
Në disa zona, prania e ujit në rrugë ka sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve.
Shiu dhe breshëri janë shoqëruar edhe me erë të fortë, ndërsa situata po ndiqet nga strukturat përkatëse.
Deri tani nuk raportohet për dëme të shkaktuara nga moti i keq, ndërsa reshjet vijojnë me intensitet të ndryshueshëm.

