Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

22 Gusht, 2026

Ministri Hoxha takon drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë të Luginës së Preshevës

22 Gusht, 2026

Edhe një rast vdekjeje nga ethet e Nilin Perëndimor, gjithsej pesë të vdekur deri më tani

22 Gusht, 2026

VLEN: BDI-ja dy dekada ishte në pushtet, por nuk ia ka haberin ligjeve

22 Gusht, 2026

Hekurudhat në degradim, rrugët në letër! Zekolli: Me Kosovën për katër vite lidhemi me autostradë

22 Gusht, 2026

“Ka me t’ju q* gjuhën e nënës”-Arian Agushi përplaset me komentuesin për shkak të Hashim Thaçit

22 Gusht, 2026

Heroi Ibrahim Çela u drejtohet shqiptarëve: Më duhet ndihma juaj, më pret operimi i katërt!

22 Gusht, 2026

Masa për mbështetjen fiskale në funksion të rritjes së konsumit

22 Gusht, 2026

Incidenti me himnin, Meta: Nuk ka lidhje me Mickoskin, për ne Pusteci është prioritet

22 Gusht, 2026

Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person

22 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 22 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ministri Hoxha takon drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë të Luginës së Preshevës

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Screenshot
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri Hoxha takon drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, prioritet i aksionit tonë diplomatik.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë, drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Deputetin Shaip Kamberi, Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Ministri Hoxha thekson se gjatë takimit u zhvillua një bisedë e drejtpërdrejtë, vëllazërore dhe përmbajtësore, për çështjet që na bashkojnë dhe që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.

“Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret”, deklaroi Ministri i Jashtëm.

Të drejtat e shqiptarëve, sipas Ministrit, mbeten një nga përparësitë e qëndrueshme të aksionit tonë diplomatik.

Hoxha nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim dhe dialog.

*Postimi i plotë i Ministrit Hoxha:*

Në përfundim të një vere të shkurtër, pata kënaqësinë të zhvilloj sot një takim pune me drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës:

Deputetin në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi; Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi;
Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti si dhe
Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani,

duke filluar kështu sezonin e ri me një nga përparësitë e qëndrueshme të aksionit tonë diplomatik.

Një bisedë e lirë, e drejtpërdrejtë, por mbi të gjitha vëllazërore dhe përmbajtësore, për çështjet që na bashkojnë dhe që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.

Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret.

Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim, dialog dhe mbështetje konkrete.

Puna vazhdon.

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

Heroi Ibrahim Çela u drejtohet shqiptarëve: Më duhet ndihma juaj, më pret operimi i katërt!

Incidenti me himnin, Meta: Nuk ka lidhje me Mickoskin, për ne Pusteci është prioritet

Arrestohen tre persona në Leposaviq Vodhën 12 mijë euro, 40 mijë dinarë dhe dy zinxhirë ari

Një fitore që shkruan histori!

Harta e Kosovës nën flamurin serb, tifozët e Crvena Zvezdës provokojnë sërish

Lajmet e fundit

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

22 Gusht, 2026

Ministri Hoxha takon drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë të Luginës së Preshevës

22 Gusht, 2026

Edhe një rast vdekjeje nga ethet e Nilin Perëndimor, gjithsej pesë të vdekur deri më tani

22 Gusht, 2026

VLEN: BDI-ja dy dekada ishte në pushtet, por nuk ia ka haberin ligjeve

22 Gusht, 2026

Hekurudhat në degradim, rrugët në letër! Zekolli: Me Kosovën për katër vite lidhemi me autostradë

22 Gusht, 2026

“Ka me t’ju q* gjuhën e nënës”-Arian Agushi përplaset me komentuesin për shkak të Hashim Thaçit

22 Gusht, 2026

Heroi Ibrahim Çela u drejtohet shqiptarëve: Më duhet ndihma juaj, më pret operimi i katërt!

22 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.