11
Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi familjare, ku shfaqet së bashku me nënën dhe motrën e saj.
Në imazhin e publikuar në InstaStory, Albina pozon mes dy grave të familjes, ndërsa me humor i ka pyetur ndjekësit: “Cila ishte mami?”, duke etiketuar edhe motrën, Sidorelën, si dhe nënën e saj.
Fotografia ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për ngjashmërinë e madhe mes tri anëtareve të familjes, të cilat shfaqen të buzëqeshura dhe elegante në një ambient festiv.
Albina është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë.

