Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Arrestohet 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 18-vjeçare

24 Gusht, 2026

Shqiptari qëllon për vdekje të dashurën dhe më pas veten në Athinë

24 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Gusht, 2026

Ky është i riu nga Tirana që vrau 45-vjeçaren dhe më pas veten në Athinë

24 Gusht, 2026

Gjithçka që duhet të bëni nëse largoheni përgjithmonë nga Zvicra

24 Gusht, 2026

Limaj për vdekjen e policit Altin Kryeziu: Humbje e rëndë për gjithë Malishevën

24 Gusht, 2026

Kryeministri kanadez, Carney: Tarifat e reja amerikane janë hartuar për të na dëmtuar dhe për të na përçarë

24 Gusht, 2026

Protestat, profesori amerikan Steve Hanke thirrje Ramës të largohet: Është koha të bëjë gati valixhet

24 Gusht, 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte mbi fshatin Sllupçan / Likovë

23 Gusht, 2026

Arben Cara pas largimit: Zjarri nuk luftohet me lajme e fotografi…

23 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 24 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN: BDI e pengoi 20 vite ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë për interesa korruptive

Suad AvdiuBy Suad Avdiu7 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sot u nënshkrua kontrata për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, një investim prej mbi 200 milionë eurosh që më në fund e kthen në realitet një nga projektet më të rëndësishme strategjike për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

Ajo që për dy dekada mbeti vetëm premtim nga BDI-ja, sot po bëhet realitet me VLEN-in në Qeveri.

Por, ndërsa makineritë përgatiten të hyjnë në terren, një pyetje mbetet e pashmangshme: Pse BDI e mbajti peng këtë projekt për 20 vjet?

Edhe më shqetësuese janë akuzat e bëra publikisht sot në Kuvend, sipas të cilave persona të afërt me BDI-në, përfshirë Artan Grubin, kanë blerë prona përgjatë trasesë së autostradës me qëllim që më pas të përfitonin nga shpronësimi me para të qytetarëve.

BDI urgjentisht duhet t’u japë përgjigje të qarta qytetarëve:

A kanë blerë Artan Grubi dhe persona të afërt me BDI parcela në trasenë e autostradës?

A ishte zvarritja shumëvjeçare e këtij projekti pjesë e një skeme për përfitime private?

Kush janë personat që dyshohet se përfituan nga informacionet dhe ndikimi politik?

Kush mban përgjegjësi që, për shkak të vonesave, kostoja e projektit u rrit me rreth 100 milionë euro?

Qytetarët meritojnë të dinë nëse vonesat ishin rezultat i paaftësisë apo i një skeme kriminale për pasurim në kurriz të interesit publik.

Prandaj, i bëjmë thirrje Prokurorisë që, pa asnjë vonesë, të hetojë të gjitha pretendimet e bëra publikisht për të disatën herë në Kuvend, për të zbardhur të vërtetën dhe për të garantuar përgjegjësi për secilin që ka keqpërdorur këtë projekt historik për lidhjen me autostradë të Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

Koha kur projektet strategjike mbaheshin peng për interesa personale ka marrë fund. Tani është koha e punës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Arrestohet 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 18-vjeçare

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte mbi fshatin Sllupçan / Likovë

Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës

Nesër, në disa vende pritet shi dhe breshër

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi

Lajmet e fundit

Arrestohet 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 18-vjeçare

24 Gusht, 2026

Shqiptari qëllon për vdekje të dashurën dhe më pas veten në Athinë

24 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Gusht, 2026

Ky është i riu nga Tirana që vrau 45-vjeçaren dhe më pas veten në Athinë

24 Gusht, 2026

Gjithçka që duhet të bëni nëse largoheni përgjithmonë nga Zvicra

24 Gusht, 2026

Limaj për vdekjen e policit Altin Kryeziu: Humbje e rëndë për gjithë Malishevën

24 Gusht, 2026

Kryeministri kanadez, Carney: Tarifat e reja amerikane janë hartuar për të na dëmtuar dhe për të na përçarë

24 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.