Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli në finalen e Lojërave Mesdhetare: Dy mundësit shkupianë synojnë medaljen e artë

24 Gusht, 2026

Sot nis gjykimi ndaj ish-zv.kryeministrit Artan Grubi

24 Gusht, 2026

QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv

24 Gusht, 2026

Milioneri nga Gjilani në Turqi

24 Gusht, 2026

Arrestohet 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 18-vjeçare

24 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Gusht, 2026

Ky është i riu nga Tirana që vrau 45-vjeçaren dhe më pas veten në Athinë

24 Gusht, 2026

Gjithçka që duhet të bëni nëse largoheni përgjithmonë nga Zvicra

24 Gusht, 2026

Limaj për vdekjen e policit Altin Kryeziu: Humbje e rëndë për gjithë Malishevën

24 Gusht, 2026

Kryeministri kanadez, Carney: Tarifat e reja amerikane janë hartuar për të na dëmtuar dhe për të na përçarë

24 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 24 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bozhinovska: Tranzicioni i gjelbër është investimi më i mirë për biznesin

Suad AvdiuBy Suad Avdiu6 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë sot në panel-diskutimin “Korniza institucionale dhe ligjore që mbështet praktikat e qëndrueshme korporative”, në kuadër të forumit të Biznesit “Shndërrimi i qëndrueshmërisë në konkurrueshmëri: Ndërtimi i bizneseve rezistente në një botë të pasigurt”, organizuar nga Ministria e punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Oda Ekonomike dhe Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin e saj, ministrja theksoi se qëndrueshmëria sot nuk është vetëm një objektiv mjedisor, por një nga parakushtet më të rëndësishme ekonomike për zhvillimin, konkurrueshmërinë dhe sigurinë e kompanive vendore.

“Vetëm para disa vitesh, tranzicioni i gjelbër shihej si një kosto shtesë. Sot, ai është investimi më i mirë që një kompani mund të bëjë. Kompanitë që investojnë në efikasitet energjetik, burime të ripërtëritshme të energjisë dhe teknologji të reja do të jenë kompanitë që nesër do të eksportojnë më shumë, do të tërheqin më shumë investime dhe do të hapin vende të reja pune”, theksoi Bozhinovska.

Ajo theksoi se ministria e vendos tranzicionin e gjelbër si shtytës të zhvillimit ekonomik, duke krijuar një kuadër rregullator të qëndrueshëm, transparent dhe të harmonizuar me standardet evropiane, i cili do t’u mundësojë kompanive të investojnë me siguri dhe të planifikojnë në afat të gjatë.

“Detyra jonë është të krijojmë kushte në të cilat tranzicioni i gjelbër nuk do të jetë barrë për ekonominë, por mundësia e saj më e madhe për zhvillim. Prandaj po miratojmë ligje moderne, po thjeshtojmë rregulloret dhe po sigurojmë mbështetje konkrete financiare për investime në efikasitetin energjetik dhe në burimet e ripërtëritshme të energjisë”, tha ministrja.

Në fjalën e saj, Bozhinovska kujtoi se Ligji i ri për energjetikën tashmë ka vendosur një kornizë moderne, të harmonizuar me legjislacionin evropian, ndërsa Ligji për Burimet e ripërtëritshme të energjisë përfaqëson një nga reformat më të rëndësishme në sektorin e energjisë në dekadat e fundit.

Duke iu referuar zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, Bozhinovska theksoi se ministria po vendos një sistem të ri, transparent për planifikimin e investimeve në rrjetin elektroenergjetik, me rregulla të qarta që do të sigurojnë stabilitetin e sistemit dhe siguri për investitorët.

“Ne duam që kompanitë të jenë pjesëmarrëse aktive në ekonominë e re energjetike, e jo vetëm konsumatorë. Qëllimi ynë është të krijojmë kushte që secili që investon në prodhimin e vet të energjisë, në sistemet e magazinimit dhe në teknologjitë moderne të bëhet pjesë e transformimit energjetik të shtetit”, theksoi Bozhinovska.

Ajo shtoi se ministria paralelisht po investon edhe në modernizimin e infrastrukturës elektroenergjetike, digjitalizimin e sistemit dhe thjeshtimin e procedurave për kompanitë, me çka do të përshpejtohet integrimi i kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike.

Në fund të fjalimit të saj, ministrja dërgoi një mesazh të qartë për komunitetin e biznesit.

“Reduktimi i emetimeve, efikasiteti energjetik dhe dekarbonizimi nuk janë vetëm përmbushje e standardeve evropiane – ato janë vendimi më i mençur biznesor për çdo kompani që dëshiron të jetë konkurruese dhe e suksesshme në afat të gjatë. Ministria do të vazhdojë të jetë një partner i fortë i ekonomisë në këtë proces”, porositi ministrja Bozhinovska.

Lexuar: 25

Lajme te ngjashme

Sot nis gjykimi ndaj ish-zv.kryeministrit Artan Grubi

QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv

Arrestohet 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 18-vjeçare

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte mbi fshatin Sllupçan / Likovë

Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës

Lajmet e fundit

Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli në finalen e Lojërave Mesdhetare: Dy mundësit shkupianë synojnë medaljen e artë

24 Gusht, 2026

Sot nis gjykimi ndaj ish-zv.kryeministrit Artan Grubi

24 Gusht, 2026

QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv

24 Gusht, 2026

Milioneri nga Gjilani në Turqi

24 Gusht, 2026

Arrestohet 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 18-vjeçare

24 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Gusht, 2026

Ky është i riu nga Tirana që vrau 45-vjeçaren dhe më pas veten në Athinë

24 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.