Në fhsatin Opajë te Komunes se Likoves , të rinjtë e Nëndegës kanë zgjedhur Almira Islamin në krye të Forumit Rinor, duke i besuar drejtimin e strukturës së re rinore.
Krahas saj, në kryesinë e re, Leotrim Rexhepi është zgjedhur nënkryetar, ndërsa Besart Jusufi do të ushtrojë detyrën e sekretarit.
Përmes këtij organizimi, synohet forcimi i rolit të të rinjve dhe përfshirja e tyre më aktive në jetën politike dhe shoqërore.
Me rastin e zgjedhjes së kryesisë së re, Almira Islamit dhe ekipit të saj u janë uruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja, si dhe përkushtim në përfaqësimin e interesave të rinisë dhe qytetarëve.
Zgjedhja e kryesisë së re shënon një hap të radhës në organizimin dhe angazhimin e të rinjve në Opajë./Televizioni News

