Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026

Daut Beqiri merr pjesë në manifestimin festiv për 28 Nëntorin në çerdhen “Fatosat”

26 Nëntor, 2026

Kalendari i festave për vitin 2027: Ja kur do të kemi fundjava të zgjatura

26 Nëntor, 2026

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

FIFA denon me 2250 franga Shqipërinë, shkak sjelljet e tifozëve ndaj Anglisë

TV NewsBy TV News3 Dhjetor, 2025 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 2250 frangash zvicerane në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Angli, si pasojë e hedhjes së sendeve nga disa tifozë. Edhe pse kjo gjobë është më e vogël në krahasim me sanksionet e rënda të disa ndeshjeve të mëparshme, ajo mbetet një penalizim për Federatën, për tifozët, për lojtarët dhe për gjithçka që përfaqëson futbolli ynë. Objektivi ynë është i qartë: stadiume pa asnjë shkelje apo incident, një standard i domosdoshëm për të shmangur dënimet dhe për të qenë mes tifozerive më të respektuara.

Sjellja korrekte në stadiume duhet të jetë e pandryshueshme si në ndeshjet brenda vendit ashtu edhe jashtë. Çdo episod i izoluar cënon përpjekjen tonë të përbashkët për t’u renditur mes më të mirëve, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve.

Përkushtimi i tifozëve tanë në ndeshjet e fundit është shfaqur qartë. Mbështetja, energjia pozitive dhe atmosfera në Air Albania kanë reflektuar një sjellje më të matur dhe në përputhje me standardet europiane të fair play. Publiku ka treguar një rritje të dukshme në disiplinë, ndërsa episodet problematike janë pakësuar në mënyrë të ndjeshme.

Megjithëse situata është përmirësuar, renditja aktuale e Shqipërisë në vendin e 50-të të klasifikimit të Fair Play të UEFA-s tregon se ka ende hapësirë për progres. Ndeshjet e fundit kanë treguar se tifozeria shqiptare zotëron pjekurinë dhe nivelin e kërkuar për të krijuar një atmosferë të rregullt dhe moderne. Këto sjellje pasqyrojnë qartë se publiku ynë meriton një pozicion më të lartë, duke reflektuar një potencial real, të dukshëm dhe të padiskutueshëm.

FSHF beson se tifozeria shqiptare ka mundësi të renditet shumë më lart, në një nivel që i përshtatet vlerave dhe mbështetjes që i jep ekipit. Çdo ndeshje është një mundësi për të shprehur jo vetëm pasionin, por edhe përgjegjësinë që nderon lojtarët dhe vendin. Me sjellje të kujdesshme dhe mbështetje të qëndrueshme, tifozeria kuqezi mund të shndërrohet në shembull të disiplinës dhe kulturës sportive, duke forcuar imazhin e futbollit shqiptar në çdo stadium ku luan Kombëtarja.

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Bashkimi fiton ndaj Shkëndijës së Haraçinës, vendos Murati!

UEFA e dënon rëndë Kosovën

Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

Kombëtarja humb ‘yllin’ e saj para Bjellorusisë, zbulohen edhe lojtarët e tjerë që përfundojnë në tribunë

Ndahet nga jeta në moshë të re ndihmës trajneri i KF Shkëndija, Agron Memedi

Kombëtarja mposht bindshëm Finlandën, Muçi dhe Manaj na afrojnë me fitoren e grupit

Lajmet e fundit

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026

Daut Beqiri merr pjesë në manifestimin festiv për 28 Nëntorin në çerdhen “Fatosat”

26 Nëntor, 2026

Kalendari i festave për vitin 2027: Ja kur do të kemi fundjava të zgjatura

26 Nëntor, 2026

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.