Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Asnjë shqiptar në këshillin për ndarjen e çmimeve “Mito Haxhi Vasiliev-Jasmin” në gazetari dhe publicistikë

5 Dhjetor, 2025

Si janë gjobat në Maqedoninë e Veriut, shoferët duhet ti dijnë!

5 Dhjetor, 2025

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

5 Dhjetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Asnjë shqiptar në këshillin për ndarjen e çmimeve “Mito Haxhi Vasiliev-Jasmin” në gazetari dhe publicistikë
  • Si janë gjobat në Maqedoninë e Veriut, shoferët duhet ti dijnë!
  • PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
  • Zyrtare: Kjo do të jetë ndeshja hapëse e Kupës së Botës, luhet në një stadium me 87 mijë tifozë
  • Kosova mëson kundërshtarët e grupit nëse kualifikohet në Kupën e Botës
  • Scaloni i shqetësuar për Finalissima-n
  • “Krimet mjedisore janë ulur”, Rama: Askush s’ia ka gjetur ilaçin zjarreve, do të rrisim financimin
  • Ceremonia e shortit për Kupën e Botës, këtu mund ta shikoni direkt
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 5 Dhjetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ylli Mece: KU GABON AURONI NË NË INTERPRETIMIN E LUFTËS ITALO – GREKE  ?!

28 Nëntor, 2025 Kulturë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email




Përgjithsisht, shkrimet e Auron Tares më kanë pëlqyer jo vetëm ato me karakter historik, por dhe në fushen e interpretimeve arkeologjike apo dhe në tematika të tjera . Më ndodhi që rastesisht lexova një shkrim të tij në përkujtimin e luftës italo – greke zhvilluar më 28 Tetor 1940  deri nga prilli i vitit 1941 dhe për pjesën ku ai  shkruan se…” Dita e OXI-it (OQI !, shprehije kjo  sa kategorike po aq dhe historike e ish k/ministrit grek J. Metaksa) që është dita ku në Greqi festohet e përkujtohet si dita, kur një vend relativisht i dobët iu kundërvu me vendosmëri një shteti arrogant si Italia fashiste e Musolinit. Lufta italo-greke, ose më saktë kapitulli më i rëndësishëm i saj, u zhvillua në tokën shqiptare. Ky ishte një konflikt, që në një farë mënyre, nisi me pretendime absurde nga Italia, por që për një kohë të gjatë ishte përgatitur ideologjikisht përmes propagandës italiane dhe pretendimeve për tokat shqiptare të Çamërisë. Shumë të rinj shqiptarë u bashkuan me këtë propagandë, duke menduar se më në fund Europa arrogante do të korrigjonte padrejtësitë e saj në kurriz të tokave dhe popullsisë shqiptare. Shqipëria, e pushtuar më herët nga Italia, solli në fushën e betejës dy batalione me rekrutë shqiptarë, të cilët morën pjesë në sulmin e parë në kufirin grek…” Deri në këtë pikë, njemëndsohem plotësisht me mendimin historik të trajtimit të problemit nga Auroni. Po ku qëndron mospërputhja ime ideore me shkrimin e tij ?! Nuk kam aspak ndërmend t’i futem analizave gjeo-politike  të asaj kohe, madje dhe as pompozitetit të Duçes së Italisë,  i cili për të mos qenë mbrapa Hitlerit në fushatat e tij të luftës rrufe e për më tepër që dhe Hitleri asnjëherë nuk e njoftonte Mussolinin për planet e tij, por i bënte dhe e vinte në dijeni mbasi i kish përfunduar pushtimet ndaj disa vendeve evropiane. Pra shkurt duke mos ju futur kësaj, po ndalem në arenën tonë duke nënvizuar se de facto lufta italo- greke, ishte një luftë jo në dobi të shqiptarve,  por të imperializmit italian, paçka se vet Duçja dhe jerarkët e tij  të lartë për tu bërë të pëlqyeshëm te shqiptarët brenda për brenda Shqipërisë ashtu dhe në trojet shqiptare të Greqisë, pse jo dhe të Kosovës e sidomos të krahinës së Çamërisë që ndodhej brenda territorit të Greqisë; përkëdhelën dhe ringjallën ndienjën nacionaliste të të gjithë shqiptarve që fashizmi të ishte i pranueshëm dhe i dashur. Madje jo vetëm se nuk ish aspak në dobi të shqiptarëve por përkundrazi në dëm të tyre sepse do vinte një ditë ( sikurse erdhi mbas çlirimit) që Greqia do na akuzonte se ishim ne shqiptarët që e sulmuam atë duke mbajtur në këmbë dhe sot e kësaj dite të famshmin”Ligj i luftës  me Shqipërinë” i cili dhe sot e kësaj dite nuk është hequr. Aso kohe Mussolini i cili erdhi dhe vet në Shqipëri në bashkëpunim me Qeverinë kolaboracioniste te Sh. Verlacit dhe miratim të Duçes, divizioneve italiane të pushtimit ju atashuan dhe dy batalione  me ushtarë shqiptarë “Tomorri” dhe “Taraboshi”, me idenë se mbas pushtimit të Greqisë, fashizmi italian do  bashkonte Çamërinë me Shqipërinë. Ide e “bukur” dhe shumë mikluese për të venë në vend padrejtësitë e “Evropës londineze” e cila na kish coptuar, teksa  “do na bashkonte fashizmi…. por nën çizmen e tij të pushtuar ! Dhe në këtë pikë Auroni mba qëndrim të drejtë. Duke vazhduar më tej ai  (Auroni ) disi i paqartë shkruan se…” Nëse lexojmë kujtimet e oficerit shqiptar Prenk Previzi, mësojmë se një numër i madh të rinjsh nga Veriu, që kishin dalë vullnetarë në këtë sulm frontal, humbën jetën me idenë se po kontribuonin për një çështje kombëtare. Fatkeqësisht, gjatë 45 viteve të periudhës komuniste, kjo copëz historie u la në harresë me qëllim. Akti i të rinjve shqiptarë, edhe pse për një kauzë që historia e ka dënuar, në kontekstin shqiptar është plotësisht i kuptueshëm. Megjithatë, ai u mohua nga historiografia e mëvonshme, e cila u përpoq të lartësonte faktin se dy batalionet shqiptare dezertuan nga fronti.

Dezertimi një akt moralisht i ulët për ushtarakët që janë betuar para flamurit u paraqit si shembull i “lartësisë morale” nga historia zyrtare e pasluftës, e cila nxitoi të rishkruante historinë sipas ideologjisë së re….”(Shenin i Auronit)
Për dijeni të lexuesit Prenk Prevezi në kohën e pushtimit ka pas qenë shef i shtabit të ushtrisë shqiptare e cila ishte tërësisht nën kontrollin e Italisë. Me këtë rast dua ti bëj të qartë publikut se kjo pjesë që shkruan Auroni nga historigrafia shqiptare asnjëherë nuk i është mbajtur e fshehur publikut tonë, sikurse dhe as  shpartallimi apo dhe dezertimi masiv i ushtarve të këtyre batalioneve madje dhe oficerve që ishin në krye të tyre , por ajo që është më kryesorja “ dezertimi masiv” dhe braktisja e frontit nga ana e ushtarve shqiptarë ishte një akt i madh kundër luftrave imperialiste e pushtuese e sidomos me fqinjët… dhe Auroni këtë akt të tyre e konsideron si një tradhëti.( Këtë akt, kështu e cilësuan vetëm jerarkët fashistë).Me rrergulloren ushtarake të tyre mbase ashtu është, por ushtari nuk është kukull por një qënie e ndërgjegjshme. Shtrohet pyetja e kundërt, për të mos qenë “tradhëtarë këta dezertorë” çduhej të bënin të vazhdonin luftën trimërisht deri në fishekun e fundit dhe ushtarin e fundit per interesa te Duçes dhe imperializmit italian ? Po si mund të nderohen këta ushtarë të vrarë në frontin shqiptaro- grek teksa asnjeri prej  tyre nuk ra për lirinë e pavarsinë e Shqipërisë ?! I kujtoj Auronit se në vitin 1920 kur një pjesë e ushtrisë imperialiste italiane që ngeli e rrethuar në Vlorë e teksa gjeneral Piaçentini i kërkonte Qeverisë italiane të F.Nitit shtesë trupash në ndihmë të ushtrisë pushtuese italiane ( dhe që kjo qeveri e miratoi shtesën) menjeherë filluan demostratat dhe kryengritjet vet brenda perbrenda trupave uahtarake italiane të asaj kohe po në Itali e sidomos në Brindisi ,Ancona e  Trieste, që me termologjinë historike njihet si “Kryengritja e Arditeve”(La rivolta dei Arditi.. – arditët – trupa  guximtare e trima të zgjedhura ushtarake). Falë këtyre revoltave të brendëshme madje brenda perbrenda trupave ushtarake që Qeveria e asaj kohe sikurse të diktuara dhe nga situata në kushte rrethimi që Qeveria italiane për të mos pësuar një dramë dhe për të zbutur dhe rebelimin e brendshëm  dhe revoltat popullore hoqi dorë nga  dërgimi i trupave shtesë në Vlorë. Me këtë desha te them se jo çdo lloj tërheqie nga fronti i betejës është tradhëti…sepse ne fund te fundit keta ushtare bij te popullit për interesa të kujt do luftonin?! Kështu që ata ushtarë shqiptarë që ishin në përbërje  dhe mbeshtetës të agresionit fashist dhe që ranë në betejë për interesa të Mussolinit nuk mund të quhen”Të rënë për Atdhe” dhe të nderohen nga histrorigrafia e asaj kohe madje as sot.  Ne kemi shembuj të ndritur nga ku ish of. Të Zogut apo dhe dikur te shkolluar ne instiucionet e fashizmit e braktisën karrierën e tyre dhe ju bashkuan levizjes Nac- Cl sikurse kanë qenë S. Moisiu, Sh.Peci.. A. Mati e dhjetra e dhjetra të tjerë.që braktisën detyrat duke u pozicionuar në krahun e duhur në interes të Mëmëdheut. Për të gjitha llojet e luftrave imperialiste, sidomos shekullin e fundit, Qeveritë e disa vendeve perndimore i kujtojnë të rënë e tyre…”Për Atdhe” dhe ma ha mendja, se ju e dini fort mirë se ata mund të jenë bij të një atdheu që i lindi dhe i rriti, por në raste të tilla nuk kanë rënë  për atdhe, por per interesa ekspasioni ekonomik të vendeve imperialiste. Gjithesesi, dua të nënvizoj se  as në Itali e as në Gjermaninë naziste deri më sot nuk gjendet asnjë memorial qoftë edhe i thjeshtë që të jetë ngritur në respekt të të rënve të këtyre ushtarëve madje dhe as për kolaboracionistët e tyre dhe pse të gjithë ata pa perjashtim janë betuar për atdheun e tyre…

Lexuar: 688

Lajme të ngjashme

Rrahim Bektashi: Në 113 vjetorin e formimit të Ushtrisë Shqiptare

Ismet Azizi: Sulmet çetnike në vjeshtën e viti 1941 për spastrimin etnik në Sanxhak

Sali Onuzi: Amerikanë dhe shqiptarë, bashkë në Luftë dhe në Paqë. (Me rastin e 11 nëntorit, ditës së Veteranit të Luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës)

Tefta Cami: SHKRIMET E VLERËSIMI OBJKTIV I LUFTËS ANTIFSHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE ESHTË MISION I ÇDO VETERANI E PËR NE PASARDHËSITE VETERANËVE

Ndahet nga jeta aktori Enver Petrovci

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË GRUAS SHQIPTARE

showbiz

Selvija bën dedikimin prekës për Shpatin, zbulon dhimbjen që po e ndjen

Showbiz 5 Dhjetor, 2025

Janë bërë disa ditë që kur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi u nda papritmas…

Pas humbjes së Shpatit, familja falënderon të gjithë për solidaritetin

Showbiz 4 Dhjetor, 2025

Me datë 26 nëntor, këngëtari i shumë hiteve, Shpat Kasapi ndërroi jetë. Miq, familjar e…

Pas humbjes së Shpatit, familja falënderon të gjithë për solidaritetin

Showbiz 4 Dhjetor, 2025

Me datë 26 nëntor, këngëtari i shumë hiteve, Shpat Kasapi ndërroi jetë. Miq, familjar e…

Horoskopi sot

Showbiz 4 Dhjetor, 2025

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot marrëdhëniet tuaja romantike mund të…

Can Yaman, protagonisti kryesor i serialit “Sandokan”: Jam shqiptar, nëna ime është me origjinë nga Kosova

Showbiz 3 Dhjetor, 2025

Can Yaman, aktori i dashur për publikun dhe protagonisti kryesor i serialit “Sandokan”, i cili…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.