Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi pagën mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut për korrikun e vitit 2025, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas shifrave të publikuara, paga mesatare neto e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga bruto arriti në 68.102 denarë. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka pasur një rritje të pagave, e cila është për shkak të rritjeve në disa sektorë kyç.
“Në korrik të vitit 2025, paga mesatare neto mujore e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga mesatare bruto mujore e paguar ishte 68.102 denarë”, njoftojnë nga ESHS.Në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës është 10.5% më e lartë.
Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorët: Aktivitete administrative dhe shërbimesh mbështetëse për 16.5%, Arsim për 15.0% dhe Aktivitete shëndetësore dhe të punës sociale për 14.8%.

