Tashmë zyrtarisht, Omer Bunjaku nuk është më pjesë e Ballkanit.
Drejtori sportiv është larguar nga klubi pas përfundimit të kontratës, shkruan GazetaBlic Sport.
“Pas përfundimit të kontratës me drejtorin sportiv, në mirëkuptim të ndërsjellë kemi vendosur që të mos e vazhdojmë më tej bashkëpunimin.E falënderojmë Drejtorin për kontributin e dhënë gjatë periudhës së angazhimit të tij dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar.

