Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur pas ndeshjes ndaj PSG-së.
Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll u eliminua dhe humbi mundësinë për të siguruar finalen e madhe në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Deklarata e plotë e trajnerit Arteta pas ndeshjes:
“Së pari, urime PSG-së për arritjen në finale. Vlerësimin do ta bëj kur të jem pak më i qetë.”
“Nëse duam ta fitojmë këtë garë, duhet ta kuptojmë këtë. Ka disa gjëra që varen nga ne. Nuk duhet ta kuptoni thjesht që jemi eliminuar. Nuk është kjo mënyra se si e shoh unë.”
“100% nuk mendoj se ka pasur një ekip më të mirë [se Arsenali] në këtë garë nga ajo që kam parë, por ne jemi jashtë. Kjo garë ka të bëjë me zonat e sulmit dhe në të dyja zonat janë sulmuesit dhe portierët, dhe zona e tyre ishte më e mira në të dyja ndeshjet.”
“Jam shumë krenar për lojtarët. Ata meritojnë shumë vlerësime për atë që po bëjnë në kontekstin e situatës dhe sasisë së lëndimeve. Të vish këtu me një kontekst të ndryshëm dhe prapë ta bësh këtë, më jep shumë gjëra pozitive për të ardhmen, por sonte jam shumë i mërzitur“, përfundoi Arteta.
/GazetaBlic Sport/

