“Marshi i Paqes “Bllacë 99”
Me rastin e përvjetorit të eksodit të mbi 400 mijë shqiptarëve të Kosovës më 1999, Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare të Maqedonisë së Veriut organizon marsh përkujtimor për t’i nderuar viktimat e kësaj ngjarjeje dhe për ta kujtuar këtë moment tragjik të kombit.
E diel (më 6 prill 2025) në orën 9.30
Itinerari i marshit: Nga ish kampi i refugjatëve në Stenkonvec deri në qendrën përkujtimore në Han të Elezit.
Kthimi nga kufiri me autobusë në orën 14.00
Pjesëmarrja është e lirë për të gjithë të interesuarit.
Solidariteti për viktimat dhe përkujtimi i të kaluarës është detyrë e secilit brez!”/Televizioni News

