Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

SPB Kumanovë me fushatë vetëdijësuese: Pasagjeri në ulësen e përparme nuk duhet të jetë nën ndikimin e alkoolit apo drogës

26 Tetor, 2026

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

26 Tetor, 2026

Bill Gates paralajmëron: Përgatituni për 20 vite trazirash!

26 Tetor, 2026

Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë

26 Tetor, 2026

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjureviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoni

26 Tetor, 2026

Daut Beqiri kërkon rikthimin e autobusit deri në stacionin e fundit në Haraçinë

26 Tetor, 2026

Arrestohet një grua nga Shkupi, deshi të ndezë firmën ku ka punuar më herët, u prish me drejtoreshën

26 Tetor, 2026

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

26 Tetor, 2026

Filipçe: Pas Vuçiqit dhe Orbanit, radha i vjen Mickoskit – po shembet “oktapodi kriminal ballkanik”!

26 Tetor, 2026

Albulena Haxhiu vjen në Shkup

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rama: Kosova duhet ta ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë, barra e fajit t’i bjerë e gjitha Beogradit

TV NewsBy TV News21 Dhjetor, 2024 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në fjalën e mbajtur në seancën e përbashkët mes dy Kuvendeve, se Kosova duhet ta ngrijë ta ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë.

Sipas tij tashmë Kosova duhet të shkëputet nga mënyra se si deri më tani ka dialoguar me Serbinë, e ta synojë dialogun përmes Bashkimit Evropian.

Ai deklaroi se i gjithë faji për degradimin e dialogut duhet të bjerë te Serbia, por shtoi se “pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë me Kosovën na pengon që të bëjmë për Kosovën sa do të donim”.

Ai tha se Kosova duhet ti japë Bashkimit Evropian provën e përkatësisë së saj në gjirin evropian, e për të bërë këtë, sipas kryeministrit të Shqipërisë duhet të përmbushë kushtet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Më lejoni të ndaj këtu sot me ju opinionin tim tani më të konsoliduar më këtë rrugëtim, ku shumë kam parë e mësuar nga marrëdhëniet me miq, me aleatët dhe me jo dashamirësit tanë, se në këtë fazë kaq vendimtare në rrugëtimin e saj të integrimit evropian dhe euro-atlantik, Kosova duhet ta ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior, duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me Bashkimin Evropian.

Duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist, me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit evropianist me Bashkimin Evropian. E thënë ndryshe, Kosova mund t’ja japë familjes evropiane dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut në një kohë shumë të shkurtër provën e padiskutueshme të vullnetit dhe të përkatësisë së vet në gjirin e Evropës së bashkuar e NATO-s duke përmbushur të gjitha kushtet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet dhe për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve evropiane me kryeqytet të përbashkët Brukselin”, tha Rama.

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

Albulena Haxhiu vjen në Shkup

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

“E HUMBËM EDHE SERBINË PAS HUNGARISË!”, Ultranacionalistët e AfD-së gjermane të alarmuar nga rënia e Vuçiqit

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Lajmet e fundit

SPB Kumanovë me fushatë vetëdijësuese: Pasagjeri në ulësen e përparme nuk duhet të jetë nën ndikimin e alkoolit apo drogës

26 Tetor, 2026

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

26 Tetor, 2026

Bill Gates paralajmëron: Përgatituni për 20 vite trazirash!

26 Tetor, 2026

Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë

26 Tetor, 2026

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjureviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoni

26 Tetor, 2026

Daut Beqiri kërkon rikthimin e autobusit deri në stacionin e fundit në Haraçinë

26 Tetor, 2026

Arrestohet një grua nga Shkupi, deshi të ndezë firmën ku ka punuar më herët, u prish me drejtoreshën

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.