Një grua nga Shkupi e ka kërcënuar pronaren e firmës ku kishte punuar më parë, i ka thyer derën e hyrjes së firmës dhe ka derdhur lëndë djegëse brenda objektit.
„Sot, më 26.10.2026, rreth orës 08:00, zyrtarë policorë nga Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup kanë kryer një bisedë zyrtare me A.V. nga Shkupi, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se ajo kishte bë kërcënime me telefon ndaj F.V. (36) nga Shkupi, pronare e firmës ku kishte punuar më parë, dhe se me përdorimin e forcës fizike kishte dëmtuar derën e hyrjes së firmës dhe kishte derdhur lëndë djegëse brenda objektit“, njoftoi policia.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një kallëzim përkatës, shtohet në njoftim.

