Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Hoti thotë se nuk do ta përkrahë Sejdiun për president

1 Shtator, 2026

Punoi 40 vjet në Gjermani dhe zbuloi pensionin që do të marrë?

31 Gusht, 2026

Yll Limani mbështetë marshin e 12 shtatorit: Prishtinë, të marshojmë për lirinë dhe UÇK-në

31 Gusht, 2026

Lionel Messi njofton pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës

31 Gusht, 2026

Propozimi i Sejdiut për president, Aleanca nuk ka votë për president

31 Gusht, 2026

Latifi: Bekim Sejdiu nuk është kandidat konsensual për President

31 Gusht, 2026

Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë parashikojnë shtatorin me reshje të mëdha shiu

31 Gusht, 2026

Vrasje e trefishtë në Malin e Zi: Policia në kërkim të një shtetasi rus të armatosur

31 Gusht, 2026

Nga nesër rregulla të reja në Aeroportin e Shkupit

31 Gusht, 2026

Përcaktohen mundësi për të thelluar bashkëpunimin në takimin e liderve

31 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 1 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Yamal surprizon talentet e Akademisë së Barcelonës me dhurata për festat e fundvitit

TV NewsBy TV News20 Dhjetor, 2024 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lamine Yamal do t’i kalojë festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri duke u rikuperuar nga lëndimi i pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku Barcelona e tij humbi në mënyrë befasuese në shtëpi ndaj Leganes.

Sulmuesit të talentuar të lindur më 2007, pas kontrolleve mjekësore, iu diagnostikua dëmtim i shkallës së parë në një ligament të kyçit të këmbës.

Parashikohet që lojtari 17-vjeçar të qëndrojë jashtë fushave për 3-4 javë.

Kjo periudhë është e rëndësishme për të rikuperuar formën dhe nisur vitin 2025 në mënyrën më të mirë, kur ndeshjet vendimtare në kampionat dhe Champions League të jenë në qendër të vëmendjes.

Ndërkohë, Yamal ka tërhequr vëmendjen me një gjest të jashtëzakonshëm, që reflekton personalitetin e tij të thellë dhe ndjeshmërinë që e karakterizon.

Talenti blaugrana ka vendosur të surprizojë djemtë dhe vajzat e “La Masia” (akademisë së Barcelonës) me një dhuratë speciale: kufje të gjeneratës më të fundit “Beats”.

Çdo dhuratë ishte e shoqëruar me një mesazh të shkruar me dorë nga vetë Yamal, ku përfshihej një dedikim i shkurtër: “Në mënyrë që të shijosh muzikën”.

Marka e kufjeve që e sponsorizon kishte ofruar disa modele të “Beats Studio Pro Wireless – Ghiaia” edhe për shokët e tij të ekipit të parë.

Megjithatë, vendimi i Yamal, plot ndjeshmëri, ishte i pandryshueshëm: ai vendosi t’i shpërndajë ato te të rinjtë e “La Masia”, gjë që i preku të gjithë në “Oriol Tort Training Center”, selia e akademisë legjendare të Barcelonës.

Me këtë gjest, Yamal synoi të shpërblejë talentet e së ardhmes, duke i inkurajuar të ndjekin shembullin e tij.

Çmimi i atij modeli kufjesh është 399.95 euro. Një shumë e konsiderueshme për një të ri, të cilën rrallë kush do ta shpenzonte.

Yamal vendosi ta shfrytëzojë dhuratën e sponsorit për t’ua dhuruar atyre djemve dhe vajzave me të cilët luajti disa vite më parë, para se të ngjitej në ekipin e parë dhe të bëhej një nga simbolet e Barcelonës së tashme dhe të ardhme.

Ky gjest tregon edhe një herë se kush është Yamal: një kampion në fushë, por mbi të gjitha jashtë saj.

Lexuar: 5

Lajme te ngjashme

Lionel Messi njofton pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës

Tallje me Mladic/ Pamje të pazakonta në Serbi, tifozët e Novi Pazarit mbushin fushën me pampersa

Lorik Cana shoqëron sportistët e Shqipërisë dhe të Kosovës në vizitë fshatit arbëresh

Qendra Memoriale e Srebrenicës kërkon përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës nga garat e UEFA-s për shkak të lavdërimit të Ratko Mlladiçit

Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë -73 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Berat Jakupi kritikon shtetin: Shqipëria 30 mijë, Kosova 16 mijë, Maqedonia e Veriut zero euro për medalistët

Lajmet e fundit

Hoti thotë se nuk do ta përkrahë Sejdiun për president

1 Shtator, 2026

Punoi 40 vjet në Gjermani dhe zbuloi pensionin që do të marrë?

31 Gusht, 2026

Yll Limani mbështetë marshin e 12 shtatorit: Prishtinë, të marshojmë për lirinë dhe UÇK-në

31 Gusht, 2026

Lionel Messi njofton pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës

31 Gusht, 2026

Propozimi i Sejdiut për president, Aleanca nuk ka votë për president

31 Gusht, 2026

Latifi: Bekim Sejdiu nuk është kandidat konsensual për President

31 Gusht, 2026

Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë parashikojnë shtatorin me reshje të mëdha shiu

31 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.