Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

SPB Kumanovë me fushatë vetëdijësuese: Pasagjeri në ulësen e përparme nuk duhet të jetë nën ndikimin e alkoolit apo drogës

26 Tetor, 2026

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

26 Tetor, 2026

Bill Gates paralajmëron: Përgatituni për 20 vite trazirash!

26 Tetor, 2026

Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë

26 Tetor, 2026

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjureviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoni

26 Tetor, 2026

Daut Beqiri kërkon rikthimin e autobusit deri në stacionin e fundit në Haraçinë

26 Tetor, 2026

Arrestohet një grua nga Shkupi, deshi të ndezë firmën ku ka punuar më herët, u prish me drejtoreshën

26 Tetor, 2026

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

26 Tetor, 2026

Filipçe: Pas Vuçiqit dhe Orbanit, radha i vjen Mickoskit – po shembet “oktapodi kriminal ballkanik”!

26 Tetor, 2026

Albulena Haxhiu vjen në Shkup

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kasanof: ShBA-ja po ndihmon Kosovën për hetimin e sulmit në Ibër-Lepenc

TV NewsBy TV News20 Dhjetor, 2024 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka deklaruar se SHBA-ja është duke e ndihmuar Kosovën në realizimin e hetimit lidhur me sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepenc.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës“, Kasanof shtoi se është jetike që çdo hetim të ndjekë faktet në terren dhe të shqyrtojë informacionet për të siguruar një hetim të besueshëm.

“Ai ishte një sulm i tmerrshëm. E kemi dënuar me fjalët më të forta të mundshme dhe do ta ritheksoj këtu që dënojmë çdo lloj sulmi të tillë. Po e ndihmojmë Kosovën dhe qeverinë e Kosovës që të kryejnë hetimin. Kemi ndihmuar duke vënë në dispozicion burime për këtë qëllim. Dhe mendojmë se është me rëndësi kritike që çdo hetim të ndjekë faktet në terren, të shqyrtojë si duhet të gjitha informacionet aty dhe të punojnë me partnerët ndërkombëtarë në këtë kontekst për t’u siguruar që do të ngrihet një hetim i besueshëm. Ajo që mund të them është që akte të tilla janë jo vetëm të tmerrshme por janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet dhe i refuzojmë në mënyrën më të fortë”, ka thënë Kasanof.

Në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kasanof theksoi mbështetje për përpjekjet e të dyja palëve që të bëjnë përparim dhe të vazhdojnë dialogun të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

” Kjo administratë, edhe teksa i afrohet fundit, do të mbetet e përqendruar tek ndihma për Kosovën, mbështetja për Kosovën, jo vetëm për reformat dhe përpjekjet që po bëjnë në rrugën e integrimit me strukturat euro-atlantike, por edhe teksa punojnë për çështje që janë në thelb të dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Po mbështesim një përfundim të suksesshëm dhe do të vazhdojmë t’u kërkojmë të dyja qeverive në Prishtinë dhe Beograd që të vazhdojnë të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të bërë përparim në atë dialog. Do të vazhdojmë të ndihmojmë në këtë drejtim”, ka shtuar Kasanof.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

Albulena Haxhiu vjen në Shkup

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

“E HUMBËM EDHE SERBINË PAS HUNGARISË!”, Ultranacionalistët e AfD-së gjermane të alarmuar nga rënia e Vuçiqit

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Lajmet e fundit

SPB Kumanovë me fushatë vetëdijësuese: Pasagjeri në ulësen e përparme nuk duhet të jetë nën ndikimin e alkoolit apo drogës

26 Tetor, 2026

Vrasja e gruas në Pejë: Ndonëse koordinatore kundër dhunës ndaj grave, Donika Gërvalla ende asnjë fjalë

26 Tetor, 2026

Bill Gates paralajmëron: Përgatituni për 20 vite trazirash!

26 Tetor, 2026

Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë

26 Tetor, 2026

VLEN: Nacionalizmi serbomadh i Gjureviqit dhe Stoilkoviqit nuk ka vend në Maqedoni

26 Tetor, 2026

Daut Beqiri kërkon rikthimin e autobusit deri në stacionin e fundit në Haraçinë

26 Tetor, 2026

Arrestohet një grua nga Shkupi, deshi të ndezë firmën ku ka punuar më herët, u prish me drejtoreshën

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.