Policia e Kosovës ka marrë një donacion m nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, i cili përfshin pajisje të avancuara për forcën e rendit, me një vlerë totale prej 298 mijë euro.
Pajisjet e dhuruara përfshijnë 10 vetura, skanerë për dokumente, kamera të sigurisë, dhe kamera termike.
“Policia e Kosovës përmes këtij donacioni pranoi: 10 vetura Dacia, vlera 19,880.00€, 10 Skaner për dokumente, vlera 23,000.00€, 1 set me 3 kamera te sigurisë Smart-dec, vlera 40,500.00€ dhe, 12 Kamera Termike, vlera 36,600.00€., Vlera e përgjithshme e pajisjeve të pranuara është 298,900.00 euro”, thuhet në njoftim.

