Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, thotë Kamberi

27 Tetor, 2026

Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

27 Tetor, 2026

Nesër varroset Arlinda Zekaj

26 Tetor, 2026

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

26 Tetor, 2026

Ndërroi jetë komandant i njohur i UÇK-së, Enver Rifati-Xhaxhi, Ahmeti: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

26 Tetor, 2026

Demokratët Europianë kritikojnë Ramën për plumbat e gomës: Erjon Vishkulli ka nevojë për drejtësi, jo për propagandë!

26 Tetor, 2026

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

26 Tetor, 2026

U përmend nga avokatja e Arlinda Zekajt, Haradinaj: Kush na përmend pa fakte do përballet me pasoja ligjore

26 Tetor, 2026

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve

26 Tetor, 2026

Mexhiti: VLEN ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, shpresojmë në zgjidhje politike

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 27 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

RKL: ‘Studimi’ i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, deformon historinë e LANC-it

TV NewsBy TV News2 Dhjetor, 2024 Kulturë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email




Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi italo-gjerman,  hedhin hapin e parë të, sikur thonë ata, çeljes së dialogut dhe rishikimit të një periudhe të rëndësishme  të popullit shqiptar. Edhe pse të dhënat zyrtare të dëshmorëve të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare janë 28 mijë, me emër e mbiemër, emra të skalitur në pllaka dëshmorësh në komplekse memoriale, kudo në Shqipëri, botim i ri i këtyre farë akademcave ka nxjerrë një listë të deformuar e të falsifikuar, duke masakruar e minimizuar numrin e dëshmorëve të Luftës  Antifashiste Nacionalçlirimtare, në 7200 dëshmorë të ranë në luftë kundër pushtuesve , dhe mbi 2000 viktima nga ajo, që këta akademca e quajnë,  ‘luftë civile’, një shpikje antihistorike, pa asnjë bazë shkencore.

Studimi për kohën e luftës në Shqipëri, thuhet se  vjen me kontributin e ‘çmuar’ të studiuesve dhe profesorëve të njohur: Nevila Nika,  Hasan Bello; Marenglen Kasmi; Çelo Hoxha; Florian Çullhaj e çullanë të tjerë. Përveçse një përpjekje për të rishikuar dhe rivlerësuar të dhënat historike të Shqipërisë, ky botim i ASSH-së, institucioni i krijuar në gjirin e Universitetit Europian të Tiranës, është edhe një ftesë për studiuesit, historianët dhe studentët e angazhuar, të mos i ndalin përpjekjet për të vendosur nën dritën e fakteve dhe të vërtetave të kaluarën tonë.

Tani që kanë kaluar 80 vjet nga çlirimi i Shqipërisë duhet të sjellim në kujtesë se prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste, dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të votit1943, u pushtua nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit të vitit 1944, pas çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës, e cila u çlirua më 29 nëntor 1944.

Më 29 nëntor të vitit 1944 Shqipëria, pa ndihmën e askujt por me forcat e veta luftarake u çlirua  nga pushtimi fashist. Pa Shkodrën e çliruar nuk mund të kishte Shqipëri të çliruar. Shkodra nuk ishte vetëm një  territor, ajo kishte qenë dhe ishte shpirti i Shqipërisë, kryeqendra historike e Veriut te saj, kryeqyteti i lashtësisë së saj ilire. Shkodra  ishte qendra e fundit në Shqipëri ku qenë grumbulluar  rreth 3000-4000 gjermanë dhe 2500  bashkëpunëtorë të tyre. Informacionet e kohës japin të dhëna për  bashkëpunëtorë të tjerë. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Me cilat fakte, dokumente, të dhëna shkencore, mund të mohohet ky realitet

Kujt i shërben përpjekja mbi baza partiake, ideologjike, për ta deformuar, apo për ta falsifikuar këtë realitet.

Kush dhe çka  përfitohet  me përpjekje të tilla çoroditëse të deformimit të historisë sonë kombëtare.

Asnjë përgjigje  e faktuar mbi baza shkencore, nuk mund ta rrëzojë realitetin në rrethanat dhe zhvillimet luftarake, ideologjike e diplomatike  të kohës së viteve 1939-1944.

Po kështu përpjekja për ta rrëzuar tezën se ‘fitimtari e shkruan historinë’, nuk është  shpikje jona por realitet,  të cilin e njeh dhe e pranon tërë bota.

Duke komentuar këtë pjesë të historisë, gazetari dhe analisti i njohur, Ben Andoni konsideron  se kolaboracionistët kanë  kompleks 29 nëntorin. Ai shkruan se përpjekja e turpshme për të mbuluar kolaboracionizmin, që çuditërisht tek ne konsiderohet si vlerë për disa; urrejtja “në masë” për anti-fashizmin duke e lidhur me komunizmin; zbehja e vlerave të fitores mbi fashizmin na zbret shumë e shumë shkallë poshtë vlerave, që mbajnë sot frymën e vendeve, që i vunë dërrmën fashizmit,  thotë  gazetari dhe analisti i njohur, Ben Andoni. Shqipëria e vogël u gjend në krahun e tre superfuqive, që e mundën fashizmin. Duan apo nuk duan disa. Në rast të kundërt, jo pak gjasa kufiri i sotëm mund të ishte shumë më lart se ai ekzistuesi. Paçka se sot e kësaj kohe fqinjët tanë të Jugut nuk e respektojnë këtë verdikt dhe na shpalosin “Ligjin e Luftës”.  “Për fat të keq, të Majtët e sotëm, që drejtohen nga Edi Rama kanë kompleks me Luftën, e para për pozicionin që ata morën në 1944,  dhe e dyta se kjo vlerë u bën hije dhe sot. Ndërsa Aleatët tanë më të mëdhenj, apo disa nga vendet perëndimore (me kontribute minore) mundohen të ngrenë edhe ato pak elementë të sforcuar antifashizmi, ne i fshehim. Ne i sfumojmë. Ndaj të bënte aq çudi, që Bashkia që bëri një aktivitet aq të mirë për 28 Nëntorin 2024 dhe që nuk lë rast pa shfrytëzuar për festime, ishte aq e vakët për 17 Nëntorin e Çlirimit të Tiranës dhe 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Gjashtë strategji si ta kesh gjithmonë përgjigjen gati

Pse shqiptarët shkëlqejnë si individë, por rrallë si grup?

10 vite promovim të librit dhe dijes – Klubi i Librit “Naim Frashëri” mbyll aktivitetet me gjeneratën 2022-2026

Doli nga shtypi libri universitar “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale”

Aktori Vedat Bajrami kryen Umren në muajin e Ramazanit

Adil Fetahu: PUSHTIMI I TIVARIT DHE ULQINIT, NGA MALI ZI

Lajmet e fundit

Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, thotë Kamberi

27 Tetor, 2026

Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

27 Tetor, 2026

Nesër varroset Arlinda Zekaj

26 Tetor, 2026

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

26 Tetor, 2026

Ndërroi jetë komandant i njohur i UÇK-së, Enver Rifati-Xhaxhi, Ahmeti: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

26 Tetor, 2026

Demokratët Europianë kritikojnë Ramën për plumbat e gomës: Erjon Vishkulli ka nevojë për drejtësi, jo për propagandë!

26 Tetor, 2026

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.