T: Policia dhunonte gratë të praqitura si palë!
Moto:
Mt:Mallevrizimet me mallin e kontrabanduar dhe trillimi i vjedhjeve
Në SPM në Prizren ka ekzistuar praktika që me shitje e mallit kontrabandë të paguhen banketet dhe gostitë e ndryshme, ndersa kjo të mos regjistrohet askund. Komisioni shtetëror komunal në këtë sekretariat ka gjetur një sumë të hollash e cila i ka takuar të ashtuquajturit “ fondi i zi”, mandej orë të ndryshme të paregjistruara, duketën, gjerdanet e arta dhe mallra tjera në një vlerë prej rreth 8, 000,000 dinarë të vjetra ( Valutë e ish Jugosllavisë – shënim i redaksisë). Pronarëve të mallrave nuk u janë dhënë vertetimet, porse ata konsiderohen si të panjoftur megjithëse dihen.
Ka pasur edhe raste të atilla që në marrëveshje me bashkëpunëtorin të trillohet vjedhja e mallit kontrabandë në vend që të konfiskohet në mënyrë legale de ti dergohet paraqitja penale prokurorisë. Vertetimi i keqperdorimeve te ketilla e të ngjashme është veshtuiresuar për shkak se nuk janë mbajtur evidentimet e duhura se prej kujt dhe çka është marrë – konfiskuar, kujt i është shitur dhe çka ësjtë bërë me të hollat.
Në përveqësimin joligjor të pasurisë, si asaj shoqërore dhe asaj private dallohen veçanërisht veprimet e ndyta të ih shefit të SPM në Gjilan, Krsta Krstiqit, i cili këto gjëra i ka marrë në mënyrë të drejtpedrejt, i ka fshehur bile edhe i ka vjedhur.
Në magazinen e SPM-së në Gjakovë janë gjetur 52 qilima( segjade), që janë marrë nga na e organeve. Në 43 qilime është punuar stema e Shqipërisë, ndersa nëntë janë të punuara me lesh ngjyrë kuq e zi, që kanë qenë e vetmja arsye për tu marrë. Pronarëve edhe sot e asaj dite nuk u janë dhënë kurrfarë vertetimesh për qlimat e marrur ,. As që nuk ështlë ngritur procedura e kundervajtjes ndaj tyre nëse ka qenë ky qëllimi i marrjes.
Derisa qytetarët trjerë i kanë kontrolluar, i kanë paraqitur dhe i kanë ndkejkur në mënyrë rigoroze për keqperdorime shumë më të vogla, në anln tjetër vetit i kanë lejuar që të realizojnë në mënyra jo të lejueshme dhe jo të kontrollueshme përveqësime jo të ligjshme të pasurisë.
Ka pasur dukuri të keqperdorimit të pozitës edhe me qëllime tjera, si përshembull : dhunim i grave të cilat janë paraqitur si palë, futja në mënyrë të fshehtë e materialit propagandistik me përmbajtje armiqësore te nxënësit me qlllim që ti detyrojnë me pas marrëdhënie intime, intervenime, me qëllim të inkuadrimit në punë, ndarja e bursave, lëshimi nga puna etj.
Mt:Instruksionet e Svetislav Stefanoviqit
Komisioni ka vendosur që keqperdorimet e natyrës materiale të shqyrtrohen nga ana e komisioneve në organet e punlve tlë brendshme dhe të propozohet ndermarraj e masave përkatëse kundër personave përgjegjës.
Gjyqet dhe prokurorit nuk kanë qenë jashtë ndikimit të sigurimit shtetëror
Në bazë të materialeve që i kanl mbërrijtur komisionit, si dhe në bazë të vlerësimit të vetë gjykatësve dhe prokurorëve, edhe këto organe nuk kanë qenë jashtë ndijkimit të Shërbimit të sigurimit shtetëror. Ky ndikim nuk ka qenë i drejtperdrejt porse ka qenë në mënyrë perfide. Ndikimi i sherbimit të sigurimit shtetëror dhe organeve të SPM-së pasqyrohet veçanëtisht nëpërmjet të veprimit të tyre në proceduren e mëparëshme, e kjo veçanëtiht me rastin e krimit politik, si edhe te rastet e rënda te kriminalitetit në ekonomi. Sipas instruksioneve që janë marrë nga ane e Svetislav Stefanoviqit i cili atëherë ka udhëhequr me Këshilin për politikën e brendshme të Këshillit Ekzekutiv federativ, është urdheruar që çdo lëndë që ka të bëjë me krimin politik duhet me iu besuar orgasneve të Shërbimit të sigurimit shtetëror, gjë që ka qenë në kundërshti me dispozitat ekzistuese ligjore.
Niveli i dobët profesional e ideor i kuadrove nëShërbimin e sigurimit shtetëror ka kushtëzuar që të shumtën e herave pranimet e të akuzuiarit janë bërë me dhunë, në mënyrë që kështu të vërtetohet fajtori me çdo kusht – qoftë kur lështë fjala për fajtorët politikë ose fajtorët e delikteve tjera, kurse prokurorit e gjyqet nuk e kanë shqyrtuar sa duhet materialin në mënyrë kritike i cili u është servuar nga ana e organeve të punëve të brendshme, sepse këto organe kanë pasur besim të madh te ta dhe është menduar se ato iu përmbahen dispozitave ligjore. Nga ana tjetër në disa rasete ka pasur edhe oportunizem me qëllim që të mos bie në sy për të keq organeve të SPM, gjegjësisht organeve të sigurimit shtetëror, e veçanërisht për shkak se klëto organe kanë pasur ndikim të madh edhe në politikën kadrovike me rastine zgjedhjes së gjykatësve dhe emërimit të prokurorëve.
Mt: Si u inskenua “Procesi i Prizrenit”?
Ndikimi i organeve të sigurimit shtetëror në prokurorit e gjyqit është pasqyruar edhe në atë se këta duke përfaëqsuar situatën e posaqme në situatën e posaqme në terriorin e Kosovës e Metohisë kan krijuar një klimë të posaqme artificiale edhe te organet përfqësuese si dhe te organizatat politike për gjoja rrezikun e madh nga ana e armikut të jashtëm e të brendshëm, e kjo ka ndikuar që disa vepra të vlerësohen si më të rretzikshme për shoqërinë se sq ë kanë qenë në të vërtetë e bashkë me këtë edhe politika e ndëshkimit e veprat e atilla penale ë jetë më e ashpër.
Në disa raste, nëpërmjet të pranimit të rrejshëm e me dhunë, gjegjësisht, nëpërmjet të montimit të dëshmitareve të rrejshëm, organet e sigurimit shtetëror i kanë shpie në rrugë të gabueshme gjyqin dhe prokurorinë, kështu që në këtë mënyrë jaë dënuar disa qytetarë të pafajshem, e ka pasur edhe raste që disa fajtor të lirohen pa arsye.
Si gjë veçanërisht e rëndë e që është interesnate jo vetëm nga pikëpamja e jurispodencës porse e cila ka pasur edhe pasoja të rënda politike është i ashtuquajturi ”Procesi i Prizrenit” i cili është montuar që prej fillimit dhe i përgatitur me qëllim që të komprometohet politikisht një numër udhëheqësish të lartë politik të krahinës sonë. Vetë procesi kërkon një kujdes shumë më të madh. Mirëpo, Komisioni deri më tash nuk ka mundur me studju tërë atë material, porse këtë duhet ta bëjë në periudhëne ardhshme, dhe se për këtë, për metodat dhe qëllimet e organizimit e të montmit të procesit të këtilë ti paraqesë raporte Këshillit ekzekutiv.
Është e nevojshme me theksuar se të paditurëve u është ndaluar e drejta e mbrojtjes në procedurën e mëparshme për kundër dispozitave ekzistuese ligjore.
E përgatiti: Prof.dr. Agim ZOGAJ