Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit “Karadaku” – Likovë ka ndërhyrë sot pas një thirrjeje për zjarr në malin ndërmjet fshatrave Nikushtak dhe Vishticë.
Ndërhyrja në këtë zonë ishte jashtëzakonisht e vështirë, për shkak të terrenit të papërshtatshëm, i cili vështirësoi ndjeshëm qasjen edhe për njësitin e zjarrfikësve.
Në një situatë ironike, ndërkohë që ekipet po përballeshin me zjarrin në mal, një tjetër vatër zjarri shpërtheu në fushën e fshatit Vishticë, dyshohet nga pakujdesia ose rastësisht.
Fatmirësisht, pompat e shpinës të ekipit “Karadaku” kishin ende ujë, duke mundësuar një ndërhyrje të menjëhershme. Falë reagimit të shpejtë, zjarri u lokalizua dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve.
Rasti rikujton edhe një herë rëndësinë e kujdesit dhe reagimit të shpejtë, veçanërisht gjatë ditëve me rrezik të lartë për përhapjen e zjarreve. Televizioni News
Sent 1m

