Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

12 Gusht, 2026

Trump sulmon institutin e financuar nga Sorosi: Mashtruan hapur, do ngre padi edhe ndaj kontribuuesve

12 Gusht, 2026

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

12 Gusht, 2026

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

12 Gusht, 2026

E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

11 Gusht, 2026

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

11 Gusht, 2026

Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

11 Gusht, 2026

Rebecca duket elegante në të bardha, por një detaj i veshjes surprizon

11 Gusht, 2026

Pse shqiptarët shkëlqejnë si individë, por rrallë si grup?

11 Gusht, 2026

Dr. Sc. Imrane Morina: MARRËVESHJA E OHRIT DHE SHQIPTARËT!

11 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 12 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Memedi thotë se e ka angazhuar kushëririn e tij të ndihmojë si këshilltar në klinikën e fëmijëve sepse ka mungesë të madhe të kuadrit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu20 Shtator, 2024 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drejtori i klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, tha sot se po përballen me mungesë të kuadrit në të gjitha sektorët, veçanërisht në pjesën e administratës, dhe se nuk është problem që ka angazhuar si këshilltar njërin nga ish-drejtorët ekonomikë, transmeton Portalb.mk.

Në ngjarjen e sotme ku u dha ndihma nga Ambasada japoneze, Memedi u përgjigj në pyetjet e gazetarëve se pse e ka angazhuar si këshilltar Alajdin Memedin, i cili ishte drejtor ekonomik i klinikës deri në vitin 2022, për të cilin partia lëvizja “Levica” e akuzoi se është kushëriri i tij.

“Të gjithë drejtorët e mëparshëm kanë përdorur këshilltarë dhe kjo është në përputhje me dispozitat ligjore. Kjo është brenda asaj që lejohet dhe në këtë pjesë nuk kemi asnjë ndryshim në buxhet. Ne si klinikë kemi realizuar kursime të konsiderueshme në lidhje me shpenzimet që deri më tani janë destinuar për drejtorët ekonomikë. Në lidhje me kostot për këshilltarët, të cilët të gjithë drejtorët e mëparshëm i kanë përdorur, nuk kemi ndryshime. Fatkeqësisht, kemi mungesë të stafit edhe në administratë, e cila është gjithashtu një pjesë e rëndësishme. Prej vitesh, sektori i financave funksionon pa udhëheqës, departamenti i prokurimeve publike funksionon me vetëm një të punësuar dhe pa udhëheqës, si dhe sektori i kontabilitetit. Është e pamundur që një institucion të madh të funksionojë pa këshillë nga ekspertë të fushës së financave dhe kontabilitetit. Ne jemi në proces të plotësimit dhe shtimit të këtij stafi, i cili është thelbësor për funksionimin normal,” tha Memedi.

Në reagimin e gazetarëve, se ish drejtori Alajdin Memedi duhet t’i kthejë paratë në Klinikë, drejtori aktual Rexhep Memedi tha se ai është i vetmi drejtor ekonomik që e ka fituar rastin gjyqësor të cilin ai vetë e ka iniciuar për shkarkimin e tij.

“Ka vendim gjyqësor se ai nuk ka bërë shkelje në veprimet e tij dhe është fakt i mjaftueshëm që ka punuar në kuadër të kompetencave ligjore”, tha ai, pa iu përgjigjur pyetjes nëse ka qenë konflikt interesi që kushëriri i tij ishte i punësuar.

Në vend të Rexhep Memedit, u përgjigj ministri i shëndetësisë Arben Taravari, i cili tha se për shkak të interesit të madh mediatik, ai ishte informuar për Alajdin Memedin dhe ishte njoftuar se ai kishte drejtuar një institucion në vitin 2014 dhe një në 2022, dhe rezultatet treguan se ai është një nga drejtorët më të suksesshëm.

“Nuk e di nëse është nepotizëm, por nuk mund të ndalojmë emërimin e një këshilltari nëse ai mund të ndihmojë në përmirësimin e punës së Klinikës. Nuk shoh asgjë të keqe, ai nuk është më drejtor dhe mund të jetë këshilltar kudo”, tha Taravari.

Në këtë ngajrje Memedi me ambasadorin e Japonisë nënshkruan kontratë për grant – donacion të një aparati “Rentgen mobil” i dedikuar për pacientët neonatal dhe pedijatrik në Klinikën Univerzitare për sëmundje të fëmijëve – Shkup.

Memedi, në emrin e të gjithë personelit të Klinikës e falënderoi Ambasadën dhe ambasadorin e Japonisë në RMV si dhe popullin japonez, të cilët, siç tha, edhe një herë, me këtë donacion të rëndësishëm treguan humanizëm të madh ndaj fëmijëve-pacientëve, si dhe ndaj qytetarëve.

“Donacioni do të jetë shumë i dobishëm, ngase do të mundësojë diagnozë të shpejtë dhe precize, si dhe shërbime më cilësore për pacientët më të vegjël, me çka do të shkurtohet koha e pritjes për ekzaminim dhe do të zvogëlohet reziku për komplikime në rast se simptomat e sëmundjes nuk diagnostifikohen dhe trajtohen me kohë. Efikasiteti i teknologjisë digjitale mobile për incizim do të ndihmojë që të shmangen rentgen ekzaminimet e përsëritura, transporti i panevojshëm dhe ndryshimi i pozicionit të trupit të pacientit.” tha ai.

Lexuar: 5

Lajme te ngjashme

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

Dr. Sc. Imrane Morina: MARRËVESHJA E OHRIT DHE SHQIPTARËT!

Zëdhënësja e Qeverisë zbulon agjendën për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: “25 vjet dhe përtej”

Eklipsi pjesor i Diellit nesër mbi Maqedoni: Ja orari i saktë për Shkupin, Kumanovën, Tetovën dhe Strugën

Përtej Ohrit: 25 vjet nuk mund të jetojmë brenda një kompromisi

Lajmet e fundit

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

12 Gusht, 2026

Trump sulmon institutin e financuar nga Sorosi: Mashtruan hapur, do ngre padi edhe ndaj kontribuuesve

12 Gusht, 2026

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

12 Gusht, 2026

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

12 Gusht, 2026

E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

11 Gusht, 2026

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

11 Gusht, 2026

Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

11 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.