Sllupçan – “Tek Pishat”
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte mbi fshatin Sllupçan, në rrugën që çon drejt kufirit me Kosovën. Sipas policisë, një veturë ka goditur nga pas një traktor.
Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e Shkupit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Televizioni News

