TV News
KulturëShqipëri

619 vjet nga lindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu u lind më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.

Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Osmane si gjeneral deri më 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë.

Në vitin 1444, mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër Perandorisë Otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër osmanëve në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461.

Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Shqipëria drejt rekordit,50 mijë kuqezi lënë pa bileta italianët në sfidën e parë

Suad Avdiu

Gruaja me sëmundje të rrallë të gjakut bëhet nënë, rasti i parë në Shqipëri

Suad Avdiu

Lorik Cana: Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur

Suad Avdiu