Gjithmonë kënaqësi të mirëpritet në Aleancën për Shqiptarët djem të rinj dhe kuadro të shkëlqyer. Kryetari Arben Taravari i uroi mirëseardhje Evzi Isufit nga fsh.Mateç komuna e Likovës, djal i ri 29 vjeçar, me profesion mjek i mjekësisë së përgjithshme.
Me përvojën e tij të madhe edhe pse i ri në moshë Evziu i bashkohet ASH-së dhe ekipit tonë, për të kontribuar në të ardhmen e partisë, por edhe në fitoren e madhe të 8 Majit.

