Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Beçiroviq shpall fitoren në BiH: “Më kërkuan të tërhiqem, por nuk u dorëzova”

5 Tetor, 2026

Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë gjatë ditës

5 Tetor, 2026

Sofja i përgjigjet Shkupit: Jemi të gatshëm për bisedime, por pa ultimatume

5 Tetor, 2026

“Na jepni votën për Specialen”, protestuesit i drejtohen Kurtit teksa kalon pranë Kuvendit

5 Tetor, 2026

“Tinex” zyrtarisht në pronësi të kompanisë “Interex”

5 Tetor, 2026

Zelensky: Rusët po bombardojnë urat! A mendojnë vërtet se ne nuk do të reagojmë?

5 Tetor, 2026

Rënia e kryeprokurorit dhe shpresa për drejtësi

5 Tetor, 2026

Tetova intensifikon punimet për rrugën drejt Prizrenit

4 Tetor, 2026

Fatjona Geci nga BDI në Konferencën e Vlorës: Përvoja e grave në politikë të shndërrohet në burim frymëzimi

4 Tetor, 2026

Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen

4 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 5 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Palestinezi që kishte ndihmuar UÇK-në dhe shqiptarët, Serbia ia ndaloi hyrjen

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Janar, 2024 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Muhamed Haifawi është njëri nga biznesmenët më të suksesshëm në Zvicër. Por, zvicerani me origjinë palestinezë, ndihmoi më të gjitha mjetet shqiptarët gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Tëvë1 ka vizituar Haifawin në Cyrih të Zvicrës, teksa ky i fundit ka treguar se për shkak të ndihmave që ua dërgonte kosovarëve, disa herë iu ndalua hyrja në shtetin serb.

Ka 30 vjet që ndodhet në Zvicër.

Madje pronë e tij, janë disa hotele në shtetin helvetik.

E në to, dyert për shqiptarët, thotë se i ka gjithmonë të hapura.

Shqiptarët që e vizitojnë Dietikonin e Zvicrës, shpeshherë ndihmohen nga Muhamed Haifawi. Por, pronari i këtij hoteli, ndihmë të madhe kosovarëve iu dha edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lidhja që palestinezi me pasaportë zvicerane, Muhamed Haiwafi e ka me Kosovën, thotë se është e vjetër.

Në zyrën e tij, vend të veçantë zë ky artikull i vjetër gazete në gjuhën shqipe.

Në të, është pasqyruar e gjithë ndihma që Haifawit dha për UÇK-në dhe refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës.
25 vjet pas luftës, Muhamed Haifawit në këtë intervistë për Tëvë1, zbulon arsyen se pse i ndihmoi kosovarët.

“Jam shumë krenar që kisha mundësinë të ofroj sadopak një ndihmë modeste për popullin e Kosovës. Kosova ka qenë dhe është në zemrën time, dhe kjo intervistë është nder për mua. Me gëzon fakti që tashmë jeni të lirë, dhe jemi të sigurt që edhe ata qëndrojnë krah nesh ne çështjen e Palestinës. Ne kishim lidhje me magazinat më të mëdha mjekësore dhe produktet e tyre ua dërgonim në Kosovë”, thotë biznesmeni palestinez për Tëvë 1.

Gjeologu i diplomuar, thotë se para fillimit të luftës ishte student në Beograd.

E pikërisht ndihmat ndaj kosovarëve, bën që shteti serb t’ia ndalojë hyrjen në Serbi, me arsyetimin se po merrej me “punë të fshehta”.

“Në të kaluarën kam studiuar në Serbi. Por, pasi e kishin kuptuar që unë kam nisur ndihma me kamion për vëllezërit tanë në Kosovë në kohën e luftës, serbet me konsideruan si armikun e tyre dhe ma ndaluan udhëtimin dhe hyrjen ne Serbi dhe lloj-lloj presionesh të tjera që unë të mos hyj në”, thotë ai.

Ai , thotë se në apartamentet e tij në Zvicër, dyert janë të hapura për shqiptarët.

“Kam nderin që shumicën e banorëve tani i kemi shqiptar. Dhe kur ata kanë probleme për gjetjen e vendbanimit në Zvicër ne ofrojmë zgjidhje për ta. Dhe nëse është shqiptar ky është faktor i rëndësishëm që unë ta përkrahi dhe t’i ndihmoj atij. Po ashtu kam edhe shume punëtorë shqiptarë”, shprehet Haifawit.

E bashkë me të, ndihmë kosovarëve iu dha edhe Zejni Alimi nga Gostivari.

Dy miqtë të pandashëm, nuk u ndanë as kur ishte në pyetje Kosova.

“Me ndihmat humanitare ne jemi marrë. Ka qenë “Përparimi” me dukej që quhej ai klubi. Unë i thosha këto tesha përgatitmi, e ai kur vinte puna e pagesave, thoshte gjysma e jotja e gjysma e imja”, shprehet Alimi.

Tani, palestinezi me pasaportë zvicerane që ndihmoi shqiptarët edhe në luftën e Maqedonisë së Veriut, është pronar i njërës nga kompanitë më të mëdha tregtare në Zvicër.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Beçiroviq shpall fitoren në BiH: “Më kërkuan të tërhiqem, por nuk u dorëzova”

Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë gjatë ditës

Sofja i përgjigjet Shkupit: Jemi të gatshëm për bisedime, por pa ultimatume

“Tinex” zyrtarisht në pronësi të kompanisë “Interex”

Zelensky: Rusët po bombardojnë urat! A mendojnë vërtet se ne nuk do të reagojmë?

Rënia e kryeprokurorit dhe shpresa për drejtësi

Lajmet e fundit

Beçiroviq shpall fitoren në BiH: “Më kërkuan të tërhiqem, por nuk u dorëzova”

5 Tetor, 2026

Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë gjatë ditës

5 Tetor, 2026

Sofja i përgjigjet Shkupit: Jemi të gatshëm për bisedime, por pa ultimatume

5 Tetor, 2026

“Na jepni votën për Specialen”, protestuesit i drejtohen Kurtit teksa kalon pranë Kuvendit

5 Tetor, 2026

“Tinex” zyrtarisht në pronësi të kompanisë “Interex”

5 Tetor, 2026

Zelensky: Rusët po bombardojnë urat! A mendojnë vërtet se ne nuk do të reagojmë?

5 Tetor, 2026

Rënia e kryeprokurorit dhe shpresa për drejtësi

5 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.