Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

26 Tetor, 2026

Ivica Daçiq mbetet në fund të pusit: s’e kalon pragun me 2,9% të votave në Serbi

26 Tetor, 2026

Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Ardita Sinani tregon sa deputetë fituan shqiptarët e Luginës: Arritje Historike!

26 Tetor, 2026

Bëhet i ditur identiteti i gruas së vrarë dhe dorasit në Pejë

26 Tetor, 2026

“Kunati e kërcënoi Lindën dhe e sulmoi, por mbeti i lirë” – Natyra Kuçi shkruan për vrasjen e gruas në Pejë

25 Tetor, 2026

“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

25 Tetor, 2026

Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë

25 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 26 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Për një javë, nga Aeroporti i Prishtinës udhëtuan mbi 83.000 qytetarë përmes 620 fluturimeve

Suad AvdiuBy Suad Avdiu10 Janar, 2024 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pritjet në vendkalimin kufitar në Merdare kanë vazhduar edhe në javën e dytë të janarit. Ministria e Brendshme e Kosovës ka bërë të ditur se pritjet janë deri në 30 minuta që në krahasim me ditët e kaluara shënon zvogëlim.

Një numër i qytetarëve që jetojnë në diasporë thanë se kanë zgjatur pushimet për t’i ikur radhëve të gjata në vendkalime kufitare që shënuan gjithë javën e kaluar. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës thonë se vetëm brenda një jave janë realizuar mbi 620 fluturime dhe kanë udhëtuar mbi 83 mijë qytetarë.

Qytetarët thonë se liberalizimi i vizave po i lidhë më shumë me familjarët e tyre.

“Jo skemi pritë shumë 30 minuta, po puna ka fillu sot, mirëpo për shkak se ka pas shumë kolona edhe pritje të gjatë e kemi shty, me liberalizmin u bo mirë se mërzia është ma e lehtë se tash mujnë me ardh familjarët me u taku ma shpesh”.

“Po e kemi shty për shkak të kolonave, po liberalizmi familjart kanë paralajmëru që kanë me ardhë derën e kanë hapur”, tha një bashkatdhetar.

“E kemi shty deri sot veç me nejt ma gjat valla, na per liberalizimin s’kemi kon me pritë se krejt jemi n’Zvicer”, tha një tjetër bashkatdhetar.

Njëkohësisht me kthimin e diasporës në vendet ku jetojnë, një numër i qytetarëve nga Kosova e kanë shfrytëzuar udhëtimin përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishitnës, pas liberalizimit të vizave. E hëna e dytë e liberalizimit nuk ishte e ngarkuar sa java e kaluar.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, se brenda një javë janë realizuar mbi 600 fluturime shumica në nisje.

“Rreth 83.141 persona kanë udhëtuar, përfshirë këtu vajtje-ardhje dhe në këto shifra bëjnë pjesë edhe udhëtimet e diasporës. Në total janë 620 fluturime duke përfshirë 309 në ardhje dhe 311 në nisje”, tha Gara për RTV21.

Qytetarët ndërkaq thonë se liberalizimi iu ka mundësuar lëvizje më të lirë dhe më të lehtë.

“Po u bo mirë liberalzimi, hargjime ma pak, pritje para ambasadave s’ka ma…”, tha një qytetar.

“Po shkoj për me punu, unë edhe ma herët kom punu në mënyrë ilegale, tash pas liberalizimit po shkoj prap”… familjarët na kane gjetë punë po shkojmë për me punu”, tha një qytetar tjetër.

Ndërkohë edhe me qetë ishte situata në stacionin e autobusëve në Prishtinë. Zëdhënësja, Shqipe Durmishi i tha RTV21 se ditëve të fundit është shënuar një rritje e numrit të autobusëve, por sipas saj nuk është jashtë normales.

Durmishi tha se stacioni i autobusëve është gati për të përballuar ndonjë fluks më të madh.

“Është një rritje e lehtë por që është normale për muajin janar, sa i përket ndonjë fluksi të mundshëm ne i kemi marr masat dhe çdo gjë është nënkontroll, ndërsa një numër se sa udhëtar i kanë shfrytëzuar linjat ndërkombatare nuk e kemi”, tha Durmishi.

Liberalizimi i vizave, që për qytetarët e Kosovës u mohua prej vitesh, ka bërë të mundur që ata të udhëtojnë lirshëm për qëllime, kryesisht turistike në vendet e Bashkimit Evropian./21Media

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

Ardita Sinani tregon sa deputetë fituan shqiptarët e Luginës: Arritje Historike!

Shqiptarët pritet të zënë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë

Shqiptarët e Luginës synojnë mandatin e dytë, flet Kamberi (VIDEO)

Lajm i Fundit: Vuçiq pranon humbjen e zgjedhjeve

Lajmet e fundit

Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

26 Tetor, 2026

Ivica Daçiq mbetet në fund të pusit: s’e kalon pragun me 2,9% të votave në Serbi

26 Tetor, 2026

Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Shqiptarët fitojnë 3 deputetë në Serbi

26 Tetor, 2026

Ardita Sinani tregon sa deputetë fituan shqiptarët e Luginës: Arritje Historike!

26 Tetor, 2026

Bëhet i ditur identiteti i gruas së vrarë dhe dorasit në Pejë

26 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.