Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

29 Prill, 2026

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

29 Prill, 2026

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

29 Prill, 2026

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, mësuesi Izaim Arifi nga fshati Sllupçan Redaksia e Televizionit News shpreh ngushëllimet më të sinqerta

29 Prill, 2026

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

29 Prill, 2026

Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

29 Prill, 2026

Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve

29 Prill, 2026

Siljanovska për iniciativën e Frontit Europian: Nuk shoh se ka mundësi të ketë sukses

29 Prill, 2026

KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme

29 Prill, 2026

Një maqedonase që e dashuron shqipen: gjuha si urë, jo si pengesë

29 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 30 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Financimet ruse të Kryemadhit/ PS: Shqipëria e njollosur para aleatëve, të nisë urgjent hetimi

TV NewsBy TV News2 Prill, 2023 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partia Socialiste iu ka bërë thirrje organeve të drejtësisë në vend që të hetojnë ish kryetaren LSI, Monika Kryemadhi, pas publikimit në media të dokumentave që e implikojnë në pagesa nga kompani ruse.

 

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Toni Gogu ngriti disa pikëpyetje lidhur me pagesat e dyshimta të Kryemadhit dhe mosdeklarimin e këtyre të ardhurave në organet kompetente.

 

 

Partia Socialiste kërkon që Kreymadhi të jap shpjegime para qytetarëve dhe drejtësisë për udhëtimet jashtë vendit dhe transaksionet në llogarinë e saj.

 

“Si mundet gruaja e presidentit të ketë kompani offshore.

Duhet t’u përgjigjet qytetarëve për lëvizjet e saj jashtë shtetit. Lëvizjet e saj në 2017 korrespondojnë me lëvizjet në llogari.

Si mundet të jetë një politikan në një thes të tillë rublash dhe të mos u japësh shpjegimet e duhura qytetarëve. Si mund të jetë normal anashkalimi i një përgjegjësie të tillë, ku cenohet siguria kombëtare. Këtë e bën Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta.

I bëjmë thirrje organeve ligjvënëse të nisin urgjentisht hetimi. Është cenuar siguria kombëtare. Shqipëria është njollosur”, deklaroi ai.

 

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS deklaroi se këto faktë të publikuara dëmtojnë dhe njollosin rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Partia Socialiste i ka konsideruar këto fakte ku përfshihet Kryemadhi si alarm për sigurinë kombëtare në vend.

 

Ai theksoi se në këtë mënyrë influenca ruse ka ka shtrirë fijet e saj me synim krijimin e një rajoni pro-rus.

 

“Dokumentet tregojnë që Kryemadhi ka bërë transaksione me oligarkë rusë. Ky është një alarm për sigurinë kombëtare të vendit, pasi e dimë që qëllimi i Rusisë është të krijojë zona ndikimi pro ruse në Ballkan.

 

Këto transaksione tregojnë vulnerabilitetin e Shqipërisë dhe tregojnë se fijet ruse në Ballkan tani janë shtrirë. Është e rëndësishme që sot të shqetësohemi të gjithë.

 

Shqipëria është aleat i vendeve që sot po ruajnë territorin e Ukrainës dhe si pasojë të gjitha këto vende janë në siguri të lartë ndaj këtij sulmi. Në respekt të këtyre shteteve, Kryemadhi duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve. Pse nuk i ka deklaruar këto pagesa. Çfarë lidhje ka Kryemadhi me oligarkë që janë sponsorë të Putin”, shtoi ai.

 

Pak ditë më parë mediat publikuan disa të dhëna që përfshinin Monika Kryemadhin në financime nga oligarkë rusë përmes kompanive off shore.

Lexuar: 78

Lajme te ngjashme

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, mësuesi Izaim Arifi nga fshati Sllupçan Redaksia e Televizionit News shpreh ngushëllimet më të sinqerta

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve

Lajmet e fundit

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

29 Prill, 2026

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

29 Prill, 2026

UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

29 Prill, 2026

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, mësuesi Izaim Arifi nga fshati Sllupçan Redaksia e Televizionit News shpreh ngushëllimet më të sinqerta

29 Prill, 2026

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

29 Prill, 2026

Gashi-Parmelin: Zvicra në vazhdimësi ka mbështetur procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

29 Prill, 2026

Azir Aliu: Punësime të reja në shëndetësi sipas nevojave të institucioneve

29 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.