E enjte, 30 Mars 2023 – 18:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte është pjesëmarrëse në një ligjëratë dhe bashkëbisedim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.
Siç njofton Presidenca, shkruajnë mediat vendore, e para e Kosovës do të flasë për momentumin e ri në integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përcjell albinfo.at.
Ndryshe, dje presidentja Osmani, me ftesë të presidentit të ShBA-së, Joe Biden ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin e dytë për Demokraci të organizuar të mërkurën virtualisht nga Shtëpia e Bardhë.
Osmani ishte folëse në këtë Samit karshi liderëve botërorë.