Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

22 Prill, 2026

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

22 Prill, 2026

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është kthyer në shesh beteje, me luftë verbale dhe fizike

22 Prill, 2026

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndodhte kur debatonim në zyrë dhe dobësia që e shoqëronte si lider

22 Prill, 2026

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më të vështira kur isha ministër i Jashtëm

22 Prill, 2026

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar si heronj

22 Prill, 2026

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

22 Prill, 2026

Trump: E vazhdojmë armëpushimin me Iranin

21 Prill, 2026

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

21 Prill, 2026

Aksident i rëndë trafiku në bulevardin “ASNOM” në Shkup, ja detajet

21 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Oda amerikane: Një pjesë e madhe e bizneseve e shohin korrupsionin si çështje shumë kritike

TV NewsBy TV News30 Mars, 2023 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thuhet se një pjesë e bizneseve në Kosovë e shohin korrupsionin në vend si kritik. Studimi me titull “Perceptimi i korrupsionit sipas bizneseve”, përfshinë 198 biznese nga sektorë të ndryshëm në Kosovë.

 

“Nuk është që ka ndonjë ndryshim prej viteve paraprake, realisht mbi 46 për qind të tyre e vlerësojnë korrupsionin si çështje shumë kritike, një 40 për qind tjetër pasues që e vlerëson si çështje kritike apo të rëndësishme por jo në nivel alarmues”, tha kryetari i Odës ekonomike amerikane në Kosovë, Arian Zeka

 

Sipas raportit, megjithatë krahasuar me vendet e rajonit, Kosova gjendet në një pozitë më të mirë sa i përket korrupsionit.

 

“Korrupsioni në Kosovë është i rëndësishëm, është çështje kritike edhe kërkon vëmendjen e të gjithëve por megjithatë nuk është në nivel alarmues ashtu siç mund të jetë në disa prej shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, shteteve fqinje të Kosovës”, tha zoti Zekaj.

 

Sipas raportit 30 për qind e bizneseve thonë se qeveria është e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe ka shënuar përmirësim krahasuar me vitet paraprake ndërsa 27 për qind e tyre thonë se rezultatet ende mungojnë. Rreth 20 për qind e bizneseve nuk presin kurrfarë ndryshimi për sa i përket përkushtimit të qeverisë.

 

Kryetari i Odës ekonomike amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se bizneset kanë parë që gjatë pesë viteve të fundit ka një rënie të shkallës së korrupsionit në vend.

 

“Do të thotë në pyetjen se sa ka korrupsion sot krahasuar me pesë vite më parë, gati 44 për qind e respondentëve realisht thonë se është zvogëluar dhe kjo vazhdon të ndjekë atë optimizmin të cilën bizneset e kanë shprehur edhe në vitin 2021 me ndryshimin e qeverisë”, tha ai.

 

Raporti tregon se gjatë vitit 2022, bizneset kanë theksuar se institucionet më të korruptuara ishin komunat, ndërmarrjet publike dhe organet e zbatimit të ligjit.

 

“36.73 për qind e respondentëve janë ballafaquar me korrupsion, ajo që është shqetësuese edhe ne e vlerësojmë si të tillë në Odën amerikane është që 32 për qind e respodentëve preferojnë të mos deklarohen, do të thotë mundësia që edhe një përqindje e madhe brenda këtij grupi të respodemtëve që nuk dëshirojnë të deklarohen është po ashtu e madhe ndërsa nuk janë ballafaquar rreth 36 për qind e tyre”, tha zoti Zeka.

 

Një pjesë e madhe e bizneseve hezitojnë të raportojnë korrupsionin për shkak të frikës nga hakmarrja dhe mungesës së besimit në institucionet e drejtësisë, thuhet në raport.

 

“Bizneset nuk kanë informacion të mjaftueshëm se si të raportojnë korrupsionin edhe korrupsioni shihet si një fenomen normal dhe kjo është mjaft shqetësuese duke qenë se është 27 për qind”, tha Nertilë Latifi Balaj nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID.

 

Sipas raportit, ndër format më të zakonshme të korrupsionit në Kosovë vazhdon të jetë ryshfeti i pasuar nga klientelizmi dhe nepotizmi. Ndërsa faktorët që ndikojnë në praninë e korrupsionit janë zbatimi i dobët i ligjit, pagat e ulta dhe mungesa e vullnetit politik./voa

Lexuar: 105

Lajme te ngjashme

Trump: E vazhdojmë armëpushimin me Iranin

Kriza me karburantet, mblidhen ministrat e Transportit të BE-së

Gaza ka nevojë për më shumë se 70 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për rimëkëmbje

BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

Lajmet e fundit

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

22 Prill, 2026

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

22 Prill, 2026

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është kthyer në shesh beteje, me luftë verbale dhe fizike

22 Prill, 2026

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndodhte kur debatonim në zyrë dhe dobësia që e shoqëronte si lider

22 Prill, 2026

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më të vështira kur isha ministër i Jashtëm

22 Prill, 2026

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar si heronj

22 Prill, 2026

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

22 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.