Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndodhte kur debatonim në zyrë dhe dobësia që e shoqëronte si lider

22 Prill, 2026

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më të vështira kur isha ministër i Jashtëm

22 Prill, 2026

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar si heronj

22 Prill, 2026

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

22 Prill, 2026

Trump: E vazhdojmë armëpushimin me Iranin

21 Prill, 2026

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

21 Prill, 2026

Aksident i rëndë trafiku në bulevardin “ASNOM” në Shkup, ja detajet

21 Prill, 2026

Deputeti i VV-së thotë se Thaçin do ta presë “i njëjti fat” si Naim Murselin

21 Prill, 2026

Abdixhiku për takimin me Kurtin: Ofronte çështje të tjera, por s’e ofronte çështjen e presidentit

21 Prill, 2026

Humb jetën ish-luftëtari i UÇK-së në një aksident pune

21 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Hapet xhamia e re në Tiranë/ Veliaj: Kush ndërton një xhami, ndihmon një zonë të tërë

TV NewsBy TV News30 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe dhjetëra besimtarë të zonës, hapën dyert e xhamisë së re në rrugën “Hamdi Cullaj”.

 

Kryebashkiaku Veliaj uroi besimtarët dhe u shpreh se kush ndërton një xhami, ndihmon një zonë të tërë, që në ditën e nevojës, qoftë fatkeqësi apo situatë emergjente, gjejnë strehë, shpresë dhe dashuri.

 

“Më vjen mirë që xhamia hapet në muajin e shenjtë të Ramazanit. Të qenit qytet, të qenit bashki, është e lidhur me xhaminë, sidomos Tirana, e cila ka lindur prej ndërtimit të xhamisë. E vlerësoj shumë kontributin e vëllezërve që shërbejnë cep e më cep. Kur ndodhi tërmeti, një pjesë e madhe e njerëzve që u ndjenë shumë të shqetësuar, të rrezikuar, u mblodhën në xhami, sepse ndjenë besim, duke u bërë bashkë me të tjerët për të kaluar një moment të vështirë. Gjatë kohës së pandemisë shumica e xhamive të Tiranës u kthyen në mensa për ata që ishin të vetmuar, që s’dilnin dot nga shtëpia”, nënvizoi Veliaj.

 

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë kontribuuar për njerëzit në nevojë, jo vetëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

“Dua të falenderoj me gjithë zemër ata që kanë kontribuuar, qoftë me ndërtimin e xhamisë, qoftë me zbukurimet e vogla; keni gjithë mirënjohjen time dhe shpërblimet e Zotit të madh”, tha Veliaj.

 

Myftiu i Tiranës, Lauren Luli tha: “Dita e sotme është nga ato ditë të lumturuara dhe të gëzuara, që jo vetëm që përkojnë me muajin e begatë të Ramazanit, por është gëzimi që na sjell hapja e kësaj xhamie, një prej atyre dhjetëra e qindra xhamive të cilat nuk u shërbejnë vetëm besimtarëve myslimanë, por të gjithëve”.

Lexuar: 103

Lajme te ngjashme

Aksident i rëndë trafiku në bulevardin “ASNOM” në Shkup, ja detajet

Humb jetën ish-luftëtari i UÇK-së në një aksident pune

E mësoi shqipen me vetëdëshirë, sot Aleksandar Petkovski e përdor çdo ditë në universitet, ku është dekan i Fakultetit Juridik

BE paralajmëron: Maqedonia mund të humbasë 49 milionë euro nga Plani i Rritjes

FSSH: Nuk ka qytetarë të pambuluar me sigurim shëndetësor në Maqedoni

VLEN: Konsensus i plotë për versionin final të reformave në arsimin e lartë

Lajmet e fundit

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndodhte kur debatonim në zyrë dhe dobësia që e shoqëronte si lider

22 Prill, 2026

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më të vështira kur isha ministër i Jashtëm

22 Prill, 2026

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar si heronj

22 Prill, 2026

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

22 Prill, 2026

Trump: E vazhdojmë armëpushimin me Iranin

21 Prill, 2026

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

21 Prill, 2026

Aksident i rëndë trafiku në bulevardin “ASNOM” në Shkup, ja detajet

21 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.