Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

25 Qershor, 2026

Debat i ashpër në Kuvend: Mickoski ia përmend burgun Filipçes!

25 Qershor, 2026

Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar

25 Qershor, 2026

Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë

25 Qershor, 2026

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBB-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

25 Qershor, 2026

Butrint Imeri premtoi 100 mijë euro, vendos t’ua dhurojë tre fëmijëve me Sindromën Down

25 Qershor, 2026

BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën

25 Qershor, 2026

Sali: Gjykata Kushtetuese po sjell vendime në favor të BDI-së

25 Qershor, 2026

45-vjeçari tenton ta mashtrojë të moshuarën, i kërkoi 30 mijë euro

25 Qershor, 2026

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

25 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 25 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gjermani: Rritet varësia kronike e fëmijëve nga mediat sociale

TV NewsBy TV News27 Mars, 2023 Diaspora Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Gjermani rreth 6% e fëmijëve dhe të rinjve janë të varur në mënyrë kronike nga “gaming” dhe mediat sociale – kjo shifër është dy herë më e lartë se para pandemisë

Foto ilustrim: Kelly Sikkema

Paul thotë se e vetmja gjë që mund të bënte ishte të qëndronte në dhomë para kompjuterit apo smartphone-it dhe të luante lojëra me të tjerët në mediat sociale. Berlinezi tani është i lumtur që kufizimet e Coronës kanë marrë fund. Ai ka dalë nga bota virtuale dhe i është kthyer jetës reale. Por shumë të tjerë kanë ngecur në kozmosin virtual.

Shifra “të frikshme”

Sipas një studimi të Klinikës Universitare të Hamburgut, UKE së bashku me sigurimin shëndetësor, DAK numri i fëmijëve dhe të rinjve që janë të varur në mënyrë të sëmurë nga gaming dhe mediat sociale është dyfishuar që nga viti 2019. Rreth 680.000 e të rinjve luajnë lojëra, postojnë, chatte-n apo qëndrojnë rregullisht gati 5 orë në mediat sociale. Andreas Storm, kreu i departamentit të shëndetit në DAK bën fjalë për “rezultate të frikshme”. “Nuk u përmbush shpresa, që rritja e kohës së përdorimit dhe shenjat e varësisë janë frenuar.”

Kovë në vend të WC-së

Se çfarë pasojash ka një varësi e tillë e shpjegon psikologu Kai Müller, i cili drejton Shoqatën e Ekspertëve për Analizimin e Varësisë nga Mediat dhe punon në ambulancën që trajton fëmijët me varësi nga lojërat kompjuterike në Klinikën Universitare të Maincit. Aty telefonojnë prindër rë dëshpëruar, që nuk dinë si të veprojnë me fëmijët që kalojnë çdo minutë të lirë në kompjuter apo celular. Janë të rinj që injorojnë shkollën dhe detyrimet familjare, refuzojnë të ndahen nga celulari dhe reagojnë me zemërim, mllef apo nuk e kuptojnë reagimin e prindërve. Janë të rinj që mbyllen në dhomat e tyre, ku prindërit humbasin qasjen tek ata, dhe nuk ndjekin më aktivitete jashtëshkollore apo interesa të tjera. Në raste ekstreme harrojnë të ushqehen dhe vënë një kovë në dhomë në vend që të shkojnë në banjo.

Lidhja emocionale

Sipas psikologut Kai Müller, pandemia ishte shumë më e rëndë për adoleshentët se për të rriturit. Konsumi i lojërave, videove dhe mediave sociale ishte shpesh një “ngushëllues shpirtëror”. “Kur mediat e përthithin për vete dikë që ndodhet në një fazë frike, zhgënjimi apo vetë dyshimesh, atëherë kjo mund të kthehet në një lloj kondicionimi emocional, si themi ne në psikologji”. Krijohet një lidhje emocionale, dhe kjo sigurisht që është shtysa e parë të mbetesh varur në një lidhje të tillë.”

Humbje e plotë e kontrollit

Që nga viti 2022 varësia nga lojërat komjuterike është kategorizuar nga OBSH si diagnozë më vete. Psikologu Kai Müller përmend tri kritere, me të cilat bëhet diagnostikimi. Nga njëra anë është humbja e kontrollit, pra të mos vendosësh më me vetëdije. “Pra sa konsumoj, kur nuk konsumoj, sa kohë dhe çfarë konsumoj?” Pika e dytë lidhet me priorizimin. Nëse loja apo përdorimi i mediave sociale nuk është më pjesë e jetës, por dominon gjithçka. “Kriteri i tretë është vazhdimi i konsumit, megjithëse të prekurit e vërejnë se kjo çon në probleme, apo nuk më bën mirë”, shpjegon Müller.

Me kohë fillon reflektimi

Presioni që krijon kjo lloj varësie zhvillohet me kohë, sipas ekspertit. “Kur të rinjtë e vërejnë se ata kanë ngecur në këtë varësi në një kohë që rrethi i shokëve që ka luajtur lojëra për para fillon e u drejtohet gjërave të tjera në jetë: ka për shembull shoqen e parë, të dashurin e parë apo ndjek aktivitete të tjera, që nuk kanë të bëjnë me internetin. Ky është shpesh si një fitil i brendshëm, pasi të prekurit pyesin veten -po pse po ndodh me mua kjo?” Kai Müller, thotë se kemi pasur raste që vetë 17-vjeçarët të vijnë në ambulancë dhe të kërkojnë ndihmë.

Të rinjtë mësojnë përditë diçka të re në qendrën e trajtimit, jo vetëm nga ana shkollore, po edhe njerëzore. Kai Müller thotë, se përsa i përket zhvillimit kam shpesh ndjesinë, se nëse dikush që ka moshën biologjike 25 apo 26 vjeç të duket si një 15 apo 16-vjeçar. Edhe një fenomen vënë re ekspertët. Djemtë janë më të prekur se vajzat. Megjithëse varësia prek të dyja gjinitë, në qendrat e trajtimit të varësisë në Mainc gjen më pak vajza se djem. Përdorimi i mediave sociale është sot i vetëkuptueshëm, por Müller bën fjalë për një “shifër të lartë të paditur” të atyre me varësi klinike. Ministria e Shëndetësisë në Berlin ka porositur fushata sqartimi, që fokusohen veçanërisht tek përdorimi tejet i ekzagjeruar i mediave sociale. Kai Müller flet edhe për një projekt studimor që po shikon mënyrat e trajtimit të të sëmurëve.

Varësi për gjithë jetën

Sipas ekspertëve, kjo varësi mund të trajtohet më mirë me terapi nëse mjekët dhe psikologët ndërhyjnë herët, para se varësia të bëhet kronike. “Ne kemi edhe pacientë që kanë treguar që në rini simptoma të varësisë dhe pastaj janë trajtuar vetëm si të rritur, pjesërisht janë shtruar në spital, dhe që kanë moshën 30 vjeç e lart, ata vijnë të trajtohen, sepse kanë humbur kontrollin.” Vështirësi ka për gjetjen e një terapie. Në ambulancën e Maincit pacientët duhet të presin tre muaj për një orar tek psikologu. Më parë kanë qenë dy javë. “Jemi larg asaj që të kemi gjendje të mirë të trajtimit të të prekurve”, thotë Müller. Për të një marrë vend terapie pacientët duhet të presin pastaj deri në gjashtë muaj./dw

Lexuar: 113

Lajme te ngjashme

Vdes dyvjeçari në Gjermani pasi ra nga dritarja e katit të katërt të banesës

Është zhdukur fëmiu 5 vjeçar nga Kumanova në Zvicër, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Humbin jetën 2 vajza të reja nga Kosova në aksident të rëndë në Gjermani

Deputetja e BDI-së Ajdari në Zvicër takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar në Zvicër

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

Lajmet e fundit

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

25 Qershor, 2026

Debat i ashpër në Kuvend: Mickoski ia përmend burgun Filipçes!

25 Qershor, 2026

Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar

25 Qershor, 2026

Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë

25 Qershor, 2026

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBB-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

25 Qershor, 2026

Butrint Imeri premtoi 100 mijë euro, vendos t’ua dhurojë tre fëmijëve me Sindromën Down

25 Qershor, 2026

BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën

25 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.