Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Akuza dhe fyerje në komision, Flamur Noka përjashtohet nga mbledhja ku po raportonte drejtori i policisë

18 Nëntor, 2025

Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë

18 Nëntor, 2025

“21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK

18 Nëntor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Akuza dhe fyerje në komision, Flamur Noka përjashtohet nga mbledhja ku po raportonte drejtori i policisë
  • Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë
  • “21 janari”, zbulohet data kur do paraqitet Sali Berisha në SPAK
  • Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit
  • Bllokimi i qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, ambasada: Tashmë i rikthehemi punës normalisht
  • “Jo debat për minimumin jetik”, PS rrëzon kërkesën e PD në konferencën e kryetarëve
  • Spiropali: Shqipëria gati për tu bashkuar me Europën, objektivi ynë është ambicioz dhe i arritshëm
  • Lot emocionesh, talente që nuk njohin moshë! Albania’s Got Talent një tjetër mbrëmje për mos u harruar
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 18 Nëntor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Këshilli Evropian: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve

24 Mars, 2023 Opinion
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mirëpritën marrëveshjen e arritur në bisedimet ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër.

 

Të dyja palët u pajtuan të shtunën të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe planin e zbatimit të saj, të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si pjesë integrale e rrugës së tyre evropiane, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me shpejtësi dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në tekstin e përfundimeve të Këshillit Evropian.

 

Plani evropian për të cilin palët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel ndërsa me 18 mars në Ohër për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

 

Mosnënshkrimi i dokumentit në takimin e Ohrit nxiti mëdyshje nëse marrëveshja mund të trajtohet si ligjërisht e detyrueshme.

 

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thonë se pavarësisht që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga palët, ajo është detyrim ligjor që përfshinë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të arritura në bisedimet ndërmjet palëve.

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “nuk ka bisedime për anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe nuk ka njohje. Çdo gjë tjetër që nënkupton normalizim të vërtetë të marrëdhënieve, pa tensione e pa konflikte, Serbia do ta zbatojë”.

 

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, i cili raportoi në Këshillin Evropian, tha se çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje marrëveshjen, është e kotë.

 

“Marrëveshja është arritur dhe duhet të zbatohet. Nuk ka vend për zgjedhje, duhet të zbatohet në tërësi nga të gjitha palët dhe ne do të vëzhgojmë me kujdes se kush e zbaton dhe kush nuk e zbaton. Dhe do t’i këshilloja (Kosovën dhe Serbinë) që të mos e drejtojnë gishtin ndaj askujt por të kryejnë punën e tyre”, tha zoti Borrell.

 

Serbia e mbështetur nga Rusia, vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore.

 

Kosova shpalli shtetësinë e saj nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare.

 

Të premten Kosova shënon përvjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe. Fushata që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u ndoqën nga Kosova, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur.

 

Institucionet e Kosovës 24 marsin e vlerësojnë si një ditë me rëndësi vendimtare për historinë e vendit, ndërsa zyrtarët e Beogradit e cilësojnë Serbinë si “viktimë të agresionit të NATO-s”.

 

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ngushëlloi familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve të 90-ta, përfshirë edhe ata që pësuan si rrjedhojë e fushatës ajrore të NATO-s.

 

 

“Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për problemet në dukje të pazgjidhshme. Gjatë karrierës sime, kam mësuar se ndonjëherë diplomacia dështon. Kur ndodh, rezultatet mund të jenë tragjike. E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë”, shkroi ai duke, theksuar se “përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneritetit me Serbinë është i palëkundur, siç është edhe angazhimi ynë ndaj diplomacisë”.

 

Afro katër mijë forca paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja kujdesen aktualisht për sigurinë në Kosovë, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të siguruar një zgjidhje afatgjatë të mosmarrëveshjeve të saj me Serbinë./VOA/

Lexuar: 95

Lajme të ngjashme

Parisi nderon shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

Turshitë zgjedhore po mbarojnë!

Profili i ambasadorit/diplomatit duhet të nxirret nga kornizat e ngushta partiake

Kleptomania politike, sëmundje për pushtet

Maqedonia mes ëndrrave të djegura dhe shpresës për shpëtim

Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane

showbiz

Horoskopi

Showbiz 17 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Showbiz 16 Nëntor, 2025

Këngëtari i muzikës popullore, Afrim Muçiqi në “Sol” në Klan Kosova ka folur për shtatën…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

Rita Ora në kujtimet e fëmijërisë në Pejë, bashkë me motren dhe vëllain

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e mirënjohur me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është një nga emrat më të…

Dhurata superluksoze që Dafina Zeqiri mori nga bashkëshorti, “Rollc Roys” që kushton afro gjysmë milioni

Showbiz 14 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka befasuar fansat me dhuratën e fundit që ka marrë…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.