Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Thaqi: Plisat i falënderoj përzemërsisht, Prishtina vitin e ardhshëm do të jetë flakë

23 Maj, 2025

Rahoveci, kampion i Kosovës për herë të dytë në hendboll

23 Maj, 2025

Përfitimet që merrni nëse pini ujë me stomakun bosh

23 Maj, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Thaqi: Plisat i falënderoj përzemërsisht, Prishtina vitin e ardhshëm do të jetë flakë
  • Rahoveci, kampion i Kosovës për herë të dytë në hendboll
  • Përfitimet që merrni nëse pini ujë me stomakun bosh
  • Ten Hag refuzon rikthimin te Ajax
  • Arifi: Vetëm 2% e figurave të ASH-së e mbështesin Taravarin
  • Fuqia e VLEN në qeveri sjell zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare
  • Prishtina triumfon në finalen e madhe ndaj Llapit, kurorëzohet me trofeun e Kupës
  • Ministri Limani takoi ambasadorin e Katarit
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Maj
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Jakaj përballet me nacionalistin serb Nikoliq

24 Mars, 2023 Diaspora
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Meçi do të mbahet në Vjenë të Austrisë, sonte, më 24 mars 2023

E premte, 24 Mars 2023 – 13:20
albinfo.ch

Mësohet se boksieri kosovar i kategorinë gjysmë të rëndë, Bernardin Jakaj, të premten mbrëma në Austri do ta ketë një meç të rëndësishëm në karrierë, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se ai do të përballet në duel prej dhjetë raundesh me boksierin nacionalist serb, Marko Nikoliq.

Për Bernardin Jakajn do të jetë meç mjaft me peshë, por edhe emocional. 25-vjeçari nga Gjakova i ka 13 fitore nga po aq meçe dhe synon ta mbajë këtë bilanc të qindpërqindtë.

“Jam mjaft i përgatitur dhe synoj fitoren”, ka thënë Jakaj për KOHËN.

Boksieri serb, Nikoliq, ka 30 fitore e dy humbje. Ai para përballjes ka provokuar rëndë. Madje këtë e ka bërë duke postuar edhe hartën e Kosovës me flamurin serb dhe me shkrimin “S’ka dorëzim”.

Boksieri serb me të konfirmuar lajmin për meçin me shqiptarin, ka shkruar në Facebook duke përmendur fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, më 24 mars 1999, që koincidon edhe me datën kur do të zhvillohet përballja në Austri.

“24 mars në Vjenë, një sfidë e re. Në atë ditë të vitit 1999 filloi agresioni i NATO-s dhe i gjithë botës kundër Serbisë, kështu që më 24 mars të gjithë do të jenë kundër meje dhe ekipit tim. Por ne do të bëjmë më të mirën gjithmonë. Kundër një boksieri të pamposhtur do të shkojmë për gjithçka apo asgjë. Rroftë Serbia”, ka shkruar Nikoliq.

Promotori Shpëtim Shala ka treguar se për mbrëmjen e së premtes ka masa shtesë të sigurisë dhe se çdo gjë është gati për spektakël boksi. Natyrisht, shpresohet që spektakli të përfundojë me festën e shqiptarëve.

“Jemi gati për një mbrëmje të madhe të boksit. Do të ketë meçe të forta. Bernardini është i gatshëm për fitore”, ka thënë Shala për Kohanet.

 



Lexuar: 51

Lajme të ngjashme

Ilir Kurti zgjidhet deputet në qytetin e Gjenevës

Astrit Iseni po qëndron për vizitë zyrtare në Austri

Ali Ahmeti në Zagreb nderoi dëshmorët e luftës së Kroacisë

Ali Ahmeti nga Zvicra: VMRO-ja gaboi me hakmarrjen – pa shqiptarët, RMV-ja s’ka të ardhme!

Ali Ahmeti pas 12 viteve në Zvicër: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Pas puthjes romantike mes Kevinit dhe Anës, reagon nëna e Kevinit

showbiz

Adelina Ismaili vihet në siklet ndërsa pyetet nga dëgjuesi i radios se si i ka raportet me Leonora Jakupin?

Showbiz 21 Maj, 2025

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka qenë e ftuar sot në emisionin “Radar” në…

Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit në Eurovision 2025

Showbiz 20 Maj, 2025

Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa…

Dafina i bën ‘diss’ Elvanës dhe ‘lufta’ mesa duket sapo filloi

Showbiz 19 Maj, 2025

‘Lumja toka’ është kënga më e re e Elvana Gjatës. Ajo erdhi me motive tradicionale…

Shkodra Elektronike në Top 10 të Eurovision 2025: Donim të fitonim zemrat tuaja — dhe duket se ia dolëm

Showbiz 19 Maj, 2025

Pas një performance energjike që ndezi skenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, grupi…

Një muaj pas përfundimit të Big Brother VIP – Jozi dhe Loredana flasin për raportin e tyre

Showbiz 18 Maj, 2025

Në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra” i ftuar…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.