Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

25 Qershor, 2026

Debat i ashpër në Kuvend: Mickoski ia përmend burgun Filipçes!

25 Qershor, 2026

Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar

25 Qershor, 2026

Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë

25 Qershor, 2026

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBB-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

25 Qershor, 2026

Butrint Imeri premtoi 100 mijë euro, vendos t’ua dhurojë tre fëmijëve me Sindromën Down

25 Qershor, 2026

BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën

25 Qershor, 2026

Sali: Gjykata Kushtetuese po sjell vendime në favor të BDI-së

25 Qershor, 2026

45-vjeçari tenton ta mashtrojë të moshuarën, i kërkoi 30 mijë euro

25 Qershor, 2026

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

25 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 26 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Peleshi në Forumin e Sigurisë dhe Mbrojtjes “Schuman”: Bashkëpunimi, e vetmja rrugë për të siguruar paqen

TV NewsBy TV News22 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në Forumin e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes “Schuman”, me temë “Së bashku më të fortë në një botë të paqëndrueshme”, që u mbajt në Bruksel më 20 dhe 21 mars.

Ministri Peleshi mori fjalën në panelin me temë “T’i përgjigjemi së bashku krizës”, ku foli për ndryshimin e sigurisë ndërkombëtarë pas agresionit rus në Ukrainë. “Imazhi i sigurisë ndërkombëtare ka ndryshur thellësisht. Agresioni i pandërprerë rus ndaj Ukrainës ka nxjerrë në pah rëndësinë e sigurisë si një çështje politike. Pas tronditjes së skenës së sigurisë, konfliktet e mundshme të fjetura dhe çështjet e pazgjidhura ndërmjet shteteve janë bërë gjithnjë e më delikate. Vendet me të drejtë janë bërë më vigjilente dhe po ndërmarrin hapa për t’u përgatitur për konflikte të mundshme duke rritur kapacitetet e tyre të mbrojtjes”, u shpreh Ministri Peleshi.

Sipas ministrit Peleshi, kizat e mëdha zakonisht e çojnë historinë në një nyje kritike dhe nevoja për zgjidhje oportune sjell në skenë idetë e mëdha inovative. Ai shtoi se ky forum mbahet pikërisht në një kohë kur paqja dhe siguria janë në kërcënim, ndaj shtoi ai: “Le ta kthejmë nevojën për zgjidhje në një shtysë për një kapërcim të qëndrueshëm në mënyrën sesi përgatitemi për të parandaluar krizat, në vend që të përballemi me pasojat e padëshiruara”.

Ministri i Mbrojtjes vuri theksin tek përpjekjet dhe investimet që po bën Shqipëria në bashëpunim me SHBA, BE dhe NATO sa i përket sigurisë kibernetike. “Forcimi i sigurisë kibernetike, kjo fushë e re luftarake, kërkon investime në infrastrukturë si edhe në kapacitetet njerëzore dhe duhet të zhvillohet në një kohë të shkurtër dhe njëkohësisht me një buxhet mjaft të madh”, tha ministri.

Duke theksuar se vendet duhet të jenë më vigjilentë ndaj kësaj lufte të re, me të cilën Shqipëria u përball vitin e kaluar, z.Peleshi tha se : “Përvoja e Shqipërisë mund të shërbejë si një “epruvetë” ose shembull për vendet e tjera evropiane apo dhe vetë strukturat evropiane. Natyra e disa krizave shkon përtej kontrollit dhe aftësisë së një shteti të vetëm, pavarësisht nga fuqia apo pasuria e tij. Lufta kibernetike është një shembull klasik. Duke qenë se kjo lloj lufte nuk njeh kufij, luftimi i saj brenda kufijve të një vendi është i pasuksesshëm”.

Ministri i Mbrojtjes foli edhe për rrezikun që i kanoset Ballkanit Perëndimor nga një përhapje e mundshme e konfliktit në Ukrainë. “Ballkani Perëndimor sot ndihet i kërcënuar si nga ndryshimet gjeopolitike globale, por veçanërisht nga rreziku që mund të krijohet nga përhapja e mundshme e luftës në Ukrainë. Ka vende që nuk kanë njohje reciproke, si Kosova dhe Serbia dhe ka vende ku dallimet etnike mund të krijojnë destabilitet, si Bosnja dhe Hercegovina. Për më tepër, prania e ndikimit rus në median dhe politikën e disa vendeve të rajonit ka shkaktuar shqetësim. Përballë kërtyre rrethanave e vetmja mënyrë për të siguruar paqen dhe stabilitetin është pjesëmarrja në “të njëjtin klub”, integrimi i përbashkët në strukturat euroatlantike. Në dallim nga njëri-tjetri kostoja e izolimit është edhe më e madhe se kostoja e integrimit. Dialogu Kosovë-Serbi dhe Marrëveshja e pranuar reciprokisht së fundmi mund të lehtësojnë “pranverën” e shumëpritur mes dy vendeve dhe të sjellin një epokë të artë të paqes dhe përparimit të garantuar për rajonin në familjen evropiane”, u shpreh në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Lexuar: 136

Lajme te ngjashme

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

Debat i ashpër në Kuvend: Mickoski ia përmend burgun Filipçes!

Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar

Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBB-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën

Lajmet e fundit

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

25 Qershor, 2026

Debat i ashpër në Kuvend: Mickoski ia përmend burgun Filipçes!

25 Qershor, 2026

Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar

25 Qershor, 2026

Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë

25 Qershor, 2026

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBB-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

25 Qershor, 2026

Butrint Imeri premtoi 100 mijë euro, vendos t’ua dhurojë tre fëmijëve me Sindromën Down

25 Qershor, 2026

BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën

25 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.