Autor: TV News
AC Milan është gati të përmirësojë propozimin e tyre për Ardon Jasharin. Paketa përfundimtare për t’u afruar me shitjen rekord të klubit për Club Brugge me Charles De Keteleare, transmeton GazetaBlic Sport. Fabrizio Romano thotë se pozicioni i lojtarit është shumë i qartë: ai dëshiron vetëm t’i bashkohet Milanit.
Atletico Madrid po tregon interes serioz për mesfushorin e Interit, Davide Fratesi, raportoi gazetari Gianluca Di Marzio. Sipas informacionit, Nerazzurrët u përpoqën të bënin një marrëveshje shkëmbimi me djalin e Diego Simeones, Giuliano, por Los Colchoneros refuzuan. Ende nuk është e qartë nëse nënkampioni italian dhe evropian është gati të ndahet nga Fratesi dhe, nëse po, me çfarë çmimi. /GazetaBlic Sport/
Cristiano Ronaldo i ka zgjatur besnikërinë e tij Al Nassr dhe ka nënshkruar një kontratë të re, duke e bërë të qartë se projekti i klubit mbetet jashtëzakonisht ambicioz. Ronaldo nuk ka fituar asnjë titull në dy vitet e fundit dhe është ende duke pritur të parin si pjesë e Al Nassr, por në sezonin e ri ai do të ndjekë një titull kampion, i udhëhequr nga një ekspert i famshëm portugez i cili është i njohur për publikun. Jorge Jesus e udhëhoqi Al Hilalin drejt trofeut të Ligës Saudite sezonin e kaluar, por pasi dështoi ta bënte këtë këtë…
Ndeshja e raundit të 16-të të Kupës së Botës për Klube mes gjigantëve evropianë Real Madrid dhe Juventus, e planifikuar për sonte në Miami (ora 21:00), mund të shtyhet ose anulohet për shkak të stuhisë së paralajmëruar. Sipas Shërbimit Meteorologjik të SHBA-së, priten reshje të dendura shiu dhe stuhi me bubullima midis orës 14:00 dhe 15:00 sipas orës lokale, konkretisht në zonën e Miamit ku po luhet ndeshja. Rreziku i stuhive rritet në fillim të ndeshjes, e cila do të luhet në stadiumin e famshëm Hard Rock. Organizatorët janë të përgatitur të përgjigjen sipas protokolleve të rrepta të sigurisë, të…
Zgjedhja e pozicionit të gjumit ka ndikim të madh në cilësinë e pushimit dhe mënyrën se si ndiheni në mëngjes. Ja cilat pozicione rekomandohen më shumë: Gjumi në anë, pozicioni më i mirë dhe më i zakonshëm Fjetja në anën e majtë ndihmon për frymëmarrje më të mirë dhe redukton gërhitjen. Është e dobishme veçanërisht për ata që vuajnë nga refluksi gastroezofageal, pasi ndihmon në zvogëlimin e urthit. Ky pozicion gjithashtu zvogëlon dhimbjet e shpinës dhe është më “miqësor” për partnerin. Gjumi me shpinë, i rehatshëm, por me kujdes Ky pozicion ndihmon në mbajtjen e shtyllës kurrizore drejt dhe ul…
Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi e ka mbyllur edhe përfundimisht aventurën me skuadrën e Bodrumsporit në Turqi. Këta të fundit përmes një postimi në rrjetet sociale kanë zyrtarizuar ndarjen me shkupjanin, duke konfirmuar se mes palëve ka përfunduar kontrata. “Falënderojmë Bardhin për kontributin e dhënë. Kontrata e tij ka përfunduar dhe i urojmë suksese në vijim të karrierës së tij,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit turk. Mesfushori shqiptar te Bodrumspori u transferua në merkaton e janarit, pasi u largua nga Trabzonspori. Enis Bardhi gjatë karrierës së tij ka pasur një eksperiencë të bukur në La…
Atletico Madrid ka konfirmuar se mesfushori belg Axel Witsel është larguar nga klubi pas skadimit të kontratës së tij më 30 qershor 2025. Witsel, i cili iu bashkua Atletico-s në sezonin 2022/23, bëri 116 paraqitje në La Liga, Kupë të Mbretit, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës, duke shënuar tre gola. Në mesazhin e tij të lamtumirës, 36-vjeçari tha: “Faleminderit për besimin, pasionin dhe mbështetjen e palëkundur. Ishte një nder të vishja këtë fanellë dhe gjithmonë do t’i ruaj këto kujtime.” Për lojtarin ka interes nga klubet arabe. /GazetaBlic Sport/
Hakan Calhanoglu lëshoi një përgjigje të ashpër ndaj komenteve të kapitenit të Interit, Lautaro Martinez, pas humbjes 2-0 ndaj Fluminense në Kupën e Botës për Klube. Martinez i kishte thënë Sport Mediaset: “Kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë duhet të largohet. Ne luftojmë për një fanellë të rëndësishme.” Calhanoglu, nëpërmjet Instagram-it, sqaroi mungesën e tij: “Në SHBA, pësova një lëndim muskulore. Doja të isha atje për të mbështetur ekipin, madje edhe duke luajtur me dhimbje për të qenë një referencë. Unë i respektoj mendimet, madje edhe nga një shok skuadre apo president, por respekti duhet të jetë i ndërsjellë.” Unë…
FC Prishtina do të ballafaqohet në raundin e parë kualifikues të Europa League me skuadrën nga Moldavia, FC Sheriff Tiraspol. Ekipi moldav momentalisht po luan në kampionatin e tyre dhe pas dy dueleve ka dy fitore, shkruan GazetaBlic Sport. Para pak minutave, Sheriff ka njoftuar për largimin e tre futbollistëve nga ekipi. Sulmuesi nigerian, Rashid Akanbi, mesfushori, Joao Paulo dhe Musa Kiabu, poashtu mesfushor janë larguar zyrtarisht nga Sheriff Tiraspol, pas përfundimit të kontrateve të tyre me ekipin. Ndeshja e parë mes Sheriff Tiraspol dhe Prishtinës luhet me 10 korrik në Moldavi. /GazetaBlic Sport
Futbollisti kosovar, Dion Gallapeni, tashmë lojtar i ekipit polak, Widzew Lodz ka filluar përgatitjet me ekipin e ri. Gallapeni u zyrtarizua si lojtar i ekipit polak dje, teksa Prishtina fitoi 300 mijë euro dhe mbajti 10% të kartonit në rishitje, shkruan GazetaBlic Sport. Dion Gallapeni ka udhëtuar në qytetin polak, Opalenica bashkë me ekipin e tij për të filluar zyrtarisht aventurën e tij dhe fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri. Klubi ka ndarë disa fotografi të Gallapenit në stërvitjen e tij të parë:
