Autor: TV News

Interi do të përballet sot prej orës 21:00 me Fluminensen. Të dy skuadrat do të luftojnë për një vend në çerekfinalen e Botërorit të klubeve. Titullar nga minuta e parë e nis Kristjan Asllani. Si në ndeshjet e tjera, trajneri Chivu po i beson mesfushorit shqiptar në mesfushë. Inter XI: Sommer; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martínez, Thuram. Fluminense XI: Fabio; Xavier, Thiago Silva, Ignacio, Rene; Bernal, Martinelli; Jhon Arias, Nonato, Freytes; German Gano. /GazetaBlic Sport/

Read More

WhatsApp ka lançuar një veçori të re që lejon përdoruesit të përmbledhin mesazhet e palexuara në bisedat e tyre. Ky funksion, i quajtur “Message Summaries,” është tani i disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe përdor teknologjinë Meta AI për të ofruar përmbledhje të shpejta dhe private të mesazheve. Ky zhvillim ka përfunduar dhe është i disponueshëm si versioni i qëndrueshëm i funksionit. WhatsApp siguron që përmbledhjet nuk mund të lexohen nga palët e treta, përfshirë Meta dhe vetë WhatsApp, duke garantuar privatësinë e përdoruesve. Funksioni është opsional dhe i çaktivizuar fillimisht, kështu që ata që duan ta përdorin, duhet ta…

Read More

Remzifaik Selmani është përforcimi i radhës tek Ferizaj. Sulmuesin me përvojë dhe cilësi të dëshmuara në disa kampionate rajonale dhe ndërkombëtare tashmë do të jetë pjesë e Ferizajt, shkruan GazetaBlic Sport. Remi ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Partizani në Shqipëri, Ujpset në Bullgari, si dhe në Maqedoni me skuadra si Shekndija, Renova, Besa, e të tjera, duke grumbulluar përvojë të rëndësishme në nivele të larta konkurruese.  

Read More

FC Drenica ka kaluar zyrtarisht në pronësi private pas një procesi të suksesshëm të privatizimit. Pronari i ri i klubit është Faton Seferi, një mërgimtar nga Skenderaj, i cili aktivitetin biznesor e zhvillon në Augsburg të Gjermanisë. Në këtë projekt, përkrah Seferit do të jetë edhe një investitor tjetër nga Gjermania – Dr. Thomas Wüstefel, i cili pritet të luajë një rol kyç në zhvillimin dhe profesionalizimin e klubit. ‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar rreth një muaj më parë për këtë proces.  

Read More

Interi përballet me një tjetër dosje të nxehtë në merkato: ajo e Hakan Çalhanoglu, i cili po shton presionin për t’u larguar drejt Galatasarayt. Sipas asaj që raporton “Il Giornale”, mesfushori turk i ka kërkuar drejtuesve të zikaltrëve që ta lejojnë të largohet për një shumë më të ulët nga ajo që ka kërkuar deri më tani klubi italian. Çalhanoglu, i cili iu bashkua Interit në vitin 2021 me parametër zero nga rivali Milan, është një prej elementëve më të dashur për tifozët dhe ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit dhe shokët e skuadrës. Por dëshira e tij…

Read More

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, pati një tjetër sezon të shkëlqyer me ekipin katalanas, në të cilin ai ishte ‘motori’ për fitimin e La Ligës, Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës. Drejtuesit e klubit kanë vendosur t’ia japin fanellën me numër 10 Yamalit, i cili duket se është gati ta marrë përsipër këtë përgjegjësi dhe më shumë. Sipas mediave spanjolle, lojtari ndërkombëtar spanjoll i ka kërkuar trajnerit Hans-Dieter Flick që të bëhet ekzekutuesi kryesor i penalltive dhe goditjeve të lira sezonin e ardhshëm, transmeton GazetaBlic Sport. Adoleshenti ka një gjuajtje të shkëlqyer, pasi ka shënuar 18 gola…

Read More

Arion Ymeri do të largohet nga Drenica. Portieri i mirënjohur nga Skenderaj do të largohet pas një sezoni të suksesshëm. ‘GazetaBlic Sport’ mëson se portieri Ymeri nuk do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat kuq e zj, ngjyra me të cilat e fitoi titullin kampion në Ligën e Parë. Ymeri shquhet për aftësitë dhe sigurinë në portë, kurse titull kampioni kishte fituar edhe me skuadrën e Suharekës. E ardhmja e tij do të bëhet shumë shpejt e qartë, me disa skuadra që kanë shprehur interesim për të. /GazetaBlic Sport/

Read More

Atletico Madrid njoftoi zyrtarisht ndarjen nga mbrojtësi Reinildo Mandava, kontrata e të cilit skadon sot, më 30 qershor, dhe nuk do të rinovohet. Futbollisti kaloi 3 vite e gjysmë me ekipin spanjoll dhe gjatë kësaj kohe luajti në 103 ndeshje për klubin nga kryeqyteti spanjoll dhe shënoi 2 gola dhe 1 asist. Me ekipin e Atleticos, Reinildo duhej të kapërcente një dëmtim serioz të ligamentit të kryqëzuar anterior, të cilin e pësoi në gjurin e djathtë në janar 2023. /GazetaBlic Sport

Read More

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, është i bindur në aftësitë e ekipit të tij, i cili u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube pasi mposhti Flamengon 4-2 dhe siguroi një takim me PSG-në. “Atmosfera ishte elektrizuese. Ishte një ndeshje shumë dinamike. Me kalimin e kohës, luajtëm gjithnjë e më mirë. Tifozët ishin gjithashtu të kënaqur dhe jemi të lumtur që vazhdojmë në raundin tjetër”, tha belgu pas fitores ndaj brazilianëve. “Së pari duhet të rikuperohemi dhe pastaj do të mendojmë për ndeshjen me PSG-në. Patjetër që do të jemi gati. Kjo do të jetë një…

Read More