Autor: TV News
Atletico Madrid ka nënshkruar me lojtarin spanjoll Alejandro Baena nga Villarreal, njoftoi zyrtarisht Los Colchoneros. Kontrata e mesfushorit me Atletico është e vlefshme deri në verën e vitit 2030. Sipas informacioneve jozyrtare, transferimi vlen 45 milionë euro. Alex Baena fitoi Europa League me Villarreal në vitin 2021, dhe sezonin e kaluar ishte mbajtësi i rekordit për asistime në La Liga – 14. Dje, më 1 korrik, Atletico Madrid nënshkroi një tjetër lojtar – Matteo Ruggeri nga Atalanta. Italiani nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me spanjollet. /GazetaBlic Sport
Mediat kanë zbuluar vlerën financiare të marrë nga klubet që u kualifikuan për çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Real Madrid kryesoi listën me shpërblime totale që arrijnë afërsisht 61.5 milionë dollarë, i ndjekur nga Bayern Munich me 58.2 milionë dollarë dhe më pas nga Paris Saint-Germain me 55.9 milionë dollarë. Chelsea mori 53.6 milionë dollarë, dhe Borussia Dortmund u rendit në vendin e pestë me 52.3 milionë dollarë, e ndjekur nga ekipet braziliane Palmeiras dhe Fluminense, secila me vlerë 39.8 milionë dollarë. Al Hilal, përfaqësuesi arab në turne, mori afërsisht 34.2 milionë dollarë. Këto çmime pasqyrojnë vrullin e…
Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi zyrtarisht emërimin e Francisco Soto si kreun e ri të Komisionit të gjyqtarëve. Soto ka një përvojë të gjatë profesionale që përfshin mbi 20 vjet në fushën e ligjit dhe konsulencës tatimore, duke punuar si partner në një nga firmat kryesore ligjore në Spanjë, përveç përvojës së tij si ish-arbitër dhe delegat i gjyqtarëve. Francisco Soto tani merr përgjegjësinë e emërimit të pozicioneve kyçe brenda strukturës së re të arbitrimit, duke përfshirë zëdhënësin, komitetin e standardeve, personin përgjegjës për (VAR) dhe përgjegjësitë për arbitrimin në futbollin e grave, futsal dhe futbollin në plazh. Ky emërim…
Ish-trajneri Fabio Capello beson se Lautaro Martinez kishte qasjen e gabuar ndaj Hakan Calhanoglu pasi problemet duhet të zgjidhen gjithmonë ballë për ballë dhe këmbëngul se nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohet mesfushori turk. Sulmuesi argjentinas deklaroi hapur se shoku i tij i skuadrës duhet të largohet nëse nuk dëshiron më të qëndrojë dhe të luftojë për qëllime të rëndësishme në Giuseppe Meazza. “Situata të tilla duhet të zgjidhen në dhomën e zhveshjes”, tha ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Romës për Gazzetta. “Lautaro flet si një kapiten, por kur një lojtar akuzon një shok skuadre që nuk është…
“Në planin financiar duhet të merrni masa strikte”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
Dashi Nëse jeni në çift mos merrni vendime impulsive gjatë kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet te ndaheni pikërisht sot. Për beqaret, flirtet dhe aventurat do jete goxha te kënaqshme. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë që të ruani qëndrueshmërinë. Demi Priten disa probleme të vogla në çift gjatë kësaj dite, kështu që tregohuni me te matur me fjalët. Gjithsesi ne fund te ditës situata do përmirësohet. Beqaret do kenë me shume fat ne dashuri dhe ka gjasa ta gjejnë atë…
Menaxhmenti i Inter Miami dhe Lionel Messi kanë filluar bisedimet për një kontratë të re gjashtë muaj para se të skadojë ajo aktuale, raporton Sky Sports. Baza e negociatave të suksesshme është kualifikimi i Inter Miami në raundin e 16-të të Kupës së Botës për Klube, i cili konsiderohet një sukses historik si për klubin ashtu edhe për futbollin amerikan në tërësi. Sky shtoi se kanë marrë konfirmim nga përfaqësuesit e Messit se negociatat për një kontratë të re janë duke u zhvilluar. Përfaqësuesit e klubit amerikan besojnë se Messi do ta rinovojë kontratën e tij, dhe burime pranë lojtarit…
Inter mbylli një sezon tepër zhgënjyes, pas eleminimit nga Botërori për Klube, në fazën e 1/8 ndaj Fluminenses. Një sezon në të cilin zikaltrit luftuan për të gjitha trofetë, por në fund dole duarbosh. Megjithatë sikur të mosmjaftojë aspekti sportiv, prej dy ditësh në shtëpinë zikaltër po ziejnë polemikat. Fillimisht deklarata e Lautaros, se kushdo që nuk e ndjen të luftojë për këtë fanellë më mirë të largohet, referuar indirekt për Çalhanoglu, sikundër u konfirmua edhe nga vetë presidenti Marotta, e më pas një ditë më vonë replika e mesfushorit turk për Lautaron, nëpërmjet një postimi, shkaktuan një tronditje të…
Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, foli për shtypin pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube. Juventus humbi nga Real Madridi me rezultatin 1-0. Trajneri tha: “Duhet t’i përgëzoj lojtarët; ata iu përmbajtën planit mirë dhe dhanë gjithçka që kishin pavarësisht rrethanave. Në fund, pata 10 lojtarë që kërkuan të zëvendësoheshin!” Trajneri shtoi se lëndimet dhe lodhja patën një ndikim të rëndësishëm, pasi mbrojtësi Lloyd Kelly u largua i lënduar, ndërsa Federico Gatti luajti pavarësisht se vuante nga simptomat e gripit, dhe Kenan Yildiz u zëvendësua nga frika e lëndimit pasi filloi të ndihej i lodhur. Ai vazhdoi: “Ne u…
Skuadra e Borussia Dortmund u kualifikua për në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube, pasi mposhti ekipin meksikan Monterrey me rezultatin 2-1 në një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe dinamike plot me raste. Guirassy i dha epërsinë “verdhëzinjve” në minutën e 14-të. Dhjetë minuta më vonë, ai realizoi sërish. Berterame realizoi për Monterreyn në minutën e 48-të kur shënoi me kokë pas një harkimi nga Aguirre, por kjo nuk mjaftoi. Në çerekfinale të turneut, të besuarit e Niko Kovac do të përballen me Real Madridin, i cili eliminoi Juventusin me rezultatin 1-0. /GazetaBlic Sport
Fituesi i Superkupës së Italisë do të mësohet në një finale që do të luhet më 22 dhjetor në Arabinë Saudite. Gjysmëfinalet e turneut do të zhvillohen më 18 dhe 19 dhjetor, ndërsa ende nuk është e qartë nëse mini-turneu do të mbahet në Riad apo në Gedda, njoftoi presidenti i Serie A, Ezio Simonelli, transmeton GazetaBlic Sport. Superkupa e Italisë do të përfshijë dy ekipet e para në renditjen e sezonit të kaluar – Napoli dhe Inter Milan, si dhe fituesen e Kupës së Italisë, Bolonja, dhe finalistin Milan. /GazetaBlic Sport/
