Autor: TV News

Sulmuesi i Inter Miamit, Luis Suarez, do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, raporton “AS”. Sulmuesi uruguaian synon të sigurojë titullin e MLS përpara se t’i japë fund karrierës së tij. Suarez u bashkua me Inter Miami në dhjetor 2023 dhe që atëherë ka luajtur një rol kyç në ekip, duke i ndihmuar ata të fitojnë kampionatin e sezonit të rregullt të MLS. Ai gjithashtu u bë golashënuesi i dytë më i mirë i klubit në histori, duke shënuar 34 gola. Gjatë gjithë karrierës së tij të shkëlqyer me klube, Luis Suarez ka luajtur në 863 ndeshje…

Read More

Futbollisti ofanziv i Kosovës, Jetmir Topalli, ka bërë të ditur në llogarinë e tij personale të Instagramit se ka ndarë rrugët me ekipin e tij të deritashëm, Istanbulspor. Krahu ofanziv, tash 27-vjeçar, kishte kaluar në futbollin turk nga kampioni i atëhershëm i Kosovës, Ballkani. Edhe pse nuk qëndroi shumë te Istanbulspor, duke u huazuar disa herë (te Manisa dhe Pendikspor), Topalli kaloi katër stinorë të plotë në Turqi. Në ndërkohë mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën ai, derisa kaçanikasi aktualisht vlerësohet me 450-mijë euro nga Transfermarkt. Në stinorin e kaluar ai luajti 31 ndeshje për Pendiksporin, ndërkaq…

Read More

Jin Shin Jyutsu është art shërimi japonez, 5000-vjeçar, bazuar në përmirësimin e shëndetit vetëm duke prekur gishtat e dorës. Pretendime të tilla tingëllojnë fantastike e në të njëjtën kohë absurde, por hulumtimi ka treguar se kjo është e vërtetë. Secili nga pesë gishtat, si dhe pëllëmba e dorës lidhen me organe dhe emocione të ndryshme. Mësoni më tej se si masazhimi i gishtave për tre deri në pesë minuta mund të përmirësojë shëndetin tuaj. 1.Gishti i madh Mbajtja e gishtit të madh na ndihmon në lehtësimin e stresit dhe shqetësimeve. Kur jemi të lodhur masazhimi i këtij gishti do të…

Read More

Klubi turk Fenerbahce i ka bërë një ofertë zyrtare prej 15 milionë eurosh Paris Saint-Germain për të nënshkruar me yllin spanjoll Marco Asensio, duke synuar të blejë vitin e fundit të kontratës së tij që zgjat deri në verën e vitit 2026. Kjo ofertë vjen mes dëshirës së Asensio për t’u larguar nga kryeqyteti francez, veçanërisht pas një periudhe të suksesshme huazimi me Aston Villa, ku luajti 21 ndeshje, shënoi 8 gola dhe dha një asist. Asensio nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Luis Enrique te Paris Saint-Germain, duke bërë që Fenerbahçe të përpiqet ta bindë atë të…

Read More

Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit Joao Pedro nga Brighton. Reprezentuesi brazilian ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare deri në vitin 2032 me Blues. Ai do të regjistrohet për fazat e fundit të Kupës së Botës për Klube. Brighton ka pranuar ofertën e Chelseat, e cila raportohet të jetë një tarifë fillestare prej 55 milionë funtesh plus 5 milionë funte bonuse. Në dy sezonet që luajti për Brighton, Joao Pedro shënoi 19 gola në Premier League. /GazetaBlic Sport

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit Feronit Shabani – Fero. Fero, i arrestuar më 11 korrik të vitit 2023 për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij, është ngarkuar nga Prokuroria në Gjilan për kryerjen e tri veprave penale, mëson Paparaci. Paparaci e ka siguruar aktakuzën ndaj Feronit Shabanit. Reperi është ngarkuar me tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje. Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar Bedrie Shabani, avokatja e reperit Feronit Shabani. Avokatja Shabani i tha Paparacit të mërkurën se nuk mund të japë informacione meqë rasti ndërlidhet me “çështje familjare”. “Më vjen keq,…

Read More

Bayern Munich thuhet se po bën një përpjekje të fundit për të nënshkruar me anësorin e Athletic Bilbaos, Nico Williams, pavarësisht dëshirës së shprehur të lojtarit për t’u bashkuar me Barcelonën. Sipas Sky Sport, Bayern i ka ofruar Williams një marrëveshje fitimprurëse me vlerë 12 milionë euro, që përbëhet nga 10 milionë euro pagë dhe 2 milionë euro bonuse. Megjithatë, kuptohet që qëllimi i Williams është të finalizojë transferimin e tij në Barcelonë, dhe aktualisht nuk ka bisedime midis lojtarit dhe Bayernit. Klubi gjerman është në dijeni të preferencës së Williams dhe po shqyrton mundësi alternative. Ndërkohë, Barcelona po punon…

Read More

Sulmuesi kosovar, Fiton Hajdari ka njoftuar për largimin e tij nga FC Liria. Hajdari ishte pjesë kyçe e Lirisë, ku ndihmoi ekipin e tij me përvojë e angazhim, megjithatë tashmë ka vendosur të largohet nga klubi prizrenas, shkruan GazetaBlic Sport. Ai tani mbetet futbollist i lirë, teksa do të vendosë për të ardhmen e tij në ditët vijuese. Ja njoftimi i Hajdarit në Facebook: “Nga sot nuk jam më pjesë e FC Liria “Me respekt dhe mirënjohje, dua të ju njoftoj se rrugëtimi im me FC Liria ka përfunduar. Falënderoj nga zemra kryesinë e klubit, stafin e trajnerëve, bashkëlojtarët e…

Read More

Reperi Feronit Shabani i njohur me emrin artistik ‘Fero’ është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për kryerjen e tri veprave penale. Fero akuzohet për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje. Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit gjilanas për dhunën, ngacmimin dhe kanosjen e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli. Nga muaji qershor e deri në tetor të vitit 2024, Fero dyshohet se me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme ka shkaktuar dhunë psikologjike ndaj Arbenitës. Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar Paparaci, Fero e ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëshorten e…

Read More

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar transferimin e futbollistit me përvojë, Gjelbrim Taipi. Taipi edicionin e fundit ishte pjesë e Partizanit, teksa GazetaBlic Sport kishte raportuar disa ditë më parë për kalimin e tij tek Prishtina. Taipi do jetë gati për ndeshjet e Europës dhe do t’i sjellë shumë përvojë kryeqytetasve. Transferimin e tij e ka komunikuar faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook. /GazetaBlic Sport

Read More