Autor: TV News
Bayern bën “gol” në limite, arrin të mbajë në Mynih sulmuesin senegalez Nicolas Jackson. Chelsea u kthye në pengesë fillimisht, por dëshira e lojtari bëri diferencën, me 24-vjeçarin që është zyratisht një futbollist i Bayern Munich. Nicolas Jackson transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit për 65 milionë euro. Në Mynih, Jackson do të mbajë të veshur fanellën me numrin 11-të. Sulmuesi senegalez u shfaq i lumtur për këtë transferim në Bundesligë, tek një prej ekipeve më të mëdha në botë: “Jam me të vërtetë i lumtur që bëhem pjesë e këtij klubi, një prej…
Gianluigi Donnarumma është portier i ri i Manchester Cityt. Italiani nënshkroi një kontratë deri në vitin 2030. I lumtur, ai dha përshtypjet e tij të para në faqen zyrtare. “Të nënshkruaj për Manchester Cityn është një moment shumë i veçantë dhe krenar për mua. Po bashkohem me një ekip plot me talente të klasit botëror, të udhëhequr nga Pep Guardiola, një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Është një klub që çdo futbollist botëror do të ëndërronte të bashkohej. E kam admiruar Manchester Cityn për shumë vite, kështu që tani të jem në gjendje të luaj për…
Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, por i kundërvihet NATO-s. Në Pekin, presidenti rus u takua me kryeministrin sllovak Robert Fico, dhe të dy së bashku dhanë deklarata për median. Në fjalën e tij, Putin tha se Moska nuk e kishte kundërshtuar kurrë anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në BE dhe hodhi poshtë pretendimet se Moska po planifikonte të sulmonte Evropën. Ai argumentoi se me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, aleanca donte të përvetësonte të gjithë hapësirën post-sovjetike dhe Rusia thjesht duhej të mbronte interesat e saj. Ai përsëriti gjithashtu…
Në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia një i ftuar në tapetin e kuq mbante banderolë me mbishkrimin “Ne të gjithë jemi audiencë e gjenocidit” në shenjë solidariteti me Gazën para shfaqjes së filmit “The Smashing Machine”. Filmi, i drejtuar nga Benny Safdie, ka në rolin kryesor Dwayne “The Rock” Johnson në rolin e ish-mundësit, Mark Kerr. Johnson eci në tapetin e kuq së bashku me Emily Blunt, Kerr, Safdie dhe producentin David Koplan. Bllokada e plotë e Rripit të Gazës nga Izraeli, në fuqi që nga fillimi i marsit, ka krijuar kushte katastrofike për 2.4 milionë banorët…
Edon Zhegrova ka bërë një transferim të madh tek skuadra e Juventus. Sulmuesi kosovar do të veshë fanellën e skuadrës së madhe italiane, duke bërë një lëvizje të madhe në karrierën e tij. Zhegrova ka firmosur kontratë deri në qershor 2030 dhe konsiderohet si një nga afrimet më të rëndësishme të Juventusit në këtë afat kalimtar. Edoni është pritur jashtëzakonisht mirë tek ‘Zonja e Vjetër’, kurse tashmë po merr fjalë të mëdha edhe nga legjendat e klubit. Në një prononcim ekskluziv për ‘GazetaBlic Sport’, ish lojtari i Juventusit, Alessio Tacchinardi e ka vlerësuar maksimalisht yllin e dalur nga futbolli kosovar.…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pavlovsk, afër Shën Petersburgut në Rusi, ku një grua 45-vjeçare, Elizaveta “Liza” Guskina, humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e ditëlindjes së saj. Ajo u rrëzua nga një lartësi prej 88 metrash ndërsa përpiqej të bënte një selfie, pak sekonda pasi kishte përfunduar me sukses një hedhje bungee jumping për të festuar. Sipas raportimeve nga media ruse, ngjarja ndodhi përpara syve të djalit të saj, Nikita. Guskina, një adhurues e sporteve ekstreme, ishte ngjitur sërish në kullën e braktisur prej nga ishte hedhur më parë, por këtë herë pa pajisje sigurie. Ajo mësohet se…
Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje, shtetasin serb G. S., 55 vjeç. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në…
Maldini Kacurri është futbollisti më i ri që i bashkohet Kombëtares. 19-vjeçari është pjesë e grumbullimit të kuqezinjve për ndeshjet e këtij muaji ndaj Gjibaltarit dhe Letonisë. Mbrojtësi i është bashkuar skuadrës në Malaga duke nisur kështu stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit. Kacurri, i cili ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-17, U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, ftohet për herë të parë në Kombëtaren A. FSHF-ja ka mirëpritur talentin e Arsenal, teksa nëpërmjet një video të veçantë i uron mirë se ardhjen në Kombëtare. Kujtojmë se Shqipëria më ditën e enjte do të luajë me…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja tha se ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit lë pas një thesar dhe trashëgimi të vyer. Ministri theksoi se qëndrojnë pranë familjes së tij për të shprehur përulje dhe mirënjohje për punën e shkëlqyer që la pas. “Ndarje që lë pas thesar e trashëgimi. Vepra e tij do të mbahet mend gjithmonë. Jemi këtu pranë yllit të tij, Roza Anagnosti, familjes së tij për t’i shprehur këtë përulje dhe mirënjohje të thellë e të lartë.”, tha Gonxhja.
Kim Jong-un udhëton drejt Kinës me tren të blinduar për të marrë pjesë në përkujtimin e Luftës së Dytë Botërore Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kaluar kufirin drejt Kinës mëngjesin e së martës me një tren të blinduar, për të marrë pjesë në ceremonitë që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping. Vizita pritet të zgjasë 24 orë dhe do të shënojë praninë e parë të Kim në një ngjarje shumëpalëshe ndërkombëtare, ku spekulohet edhe për një takim të mundshëm me presidentët e Kinës dhe Rusisë. Pyetje ka…
