Autor: TV News

Futbollisti i Kombëtares me tipare ofensive Ernest Muçi ka kaluar me formulën e huazimi te Trabzonspor. Ai ka lënë Besiktasin, pasi nuk gjeti hapësirat te gjigantët e Stambollit, ndërsa ka firmosur me formulën e huazimit deri në verën e vitit 2026. Pritet që Muçi të ketë rol të rëndësishëm në ekipin e ri. Aktualisht, Muçi është i dëmtuar dhe nuk ka një datë të saktë rikthimi. Me Shqipërinë, 24-vjeçari numëron 16 ndeshje, e përkthyer me 3 gola. Kartoni i tij sipas “Transfermarkt” vlerësohet 10 milionë euro.

Read More

Një turist gjerman është gjetur i vdekur brenda një hoteli në Gjirokastër ditën e sotme. Sipas policisë, viktima është 72 vjeç me iniciale H.S. Dyshohet që ai të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi nga konstatimet paraprake nuk janë vënë re shenja dhune në trup. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vlerësim.

Read More

Donald Trump ka paralajmëruar se, nëse avionët luftarakë venezuelianë fluturojnë mbi anijet detare amerikane dhe “na vënë në një pozicion të rrezikshëm, ata do të rrëzohen”. Paralajmërimi i presidentit vjen pasi avionët e Venezuelës fluturuan pranë një anijeje amerikane në brigjet e Amerikës së Jugut për herë të dytë brenda dy ditësh, thanë zyrtarët amerikanë.Lexo edhe :Related Posts Raportet vijnë pas një sulmi amerikan kundër një “anije që transportonte drogë nga Venezuela”, duke vrarë 11 persona. Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka thënë se akuzat e SHBA-së për vendin e tij nuk janë të vërteta dhe se dallimet midis kombeve…

Read More

Cristiano Ronaldo ishte përsëri subjekt i interesit serioz nga tifozët ndërsa ishte me pjesën tjetër të shokëve të tij të ekipit kombëtar, disa orë para ndeshjes kundër Armenisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Një tifoz arriti të anashkalonte sigurimin dhe t’i afrohej sulmuesit 40-vjeçar portugez, i cili, i përballur me praninë e papritur, e shtyu djalin që ndoshta donte të bënte një foto me të. welcome to Armenia, Ronaldo, thanks for being so incredibly nice😍 pic.twitter.com/Eo48hyDHz9 — 🛸 (@globallcitizen) September 6, 2025 Portugalia dhe Armenia përballen me njëra-tjetrën në orën 19:00 të shtunën, në një ndeshje të Grupit…

Read More

Gjatë një fjalimi të mbajtur para anëtarëve të partisë Reform UK, Farage deklaroi se takimi me Ramën do të zhvillohet brenda disa javësh, duke e shoqëruar deklaratën me tone ironike: Ai shtoi se një nga prioritetet e tij është ndalimi i hyrjes ilegale në Britani dhe deportimi i atyre që, sipas tij, përbëjnë rrezik për shoqërinë: “Ne do të ndalojmë kriminelët e huaj, do të ndalojmë anijet dhe do të deportojmë ata që hyjnë në mënyrë të paligjshme. Kjo është ajo që bën çdo vend normal në botë.” Deklaratat e Farage vijnë pas një debati në distancë mes tij dhe…

Read More

Numri i personave “të punësuar”, sipas përkufizimit zyrtar, u rrit me 22 mijë vetë gjatë vitit 2024 në krahasim me vitin 2023. Por 40% e të punësuarve të rinj i përkasin një kategorie të njohur si “në biznes familjar (pa pagesë)”. Instituti i Statistikave përdor metodologjinë e Bashkimit Evropian për përkufizimin se kush është i punësuar dhe kush i papunë, si dhe ata që konsiderohen “enonomikisht joaktivë” siç janë studentët apo personat që thjesht nuk dëshirojnë të punojnë.   Sipas këtij klasifikimi, në Shqipëri pati pothuajse 1,18 milionë të punësuar, ku 537 mijë vetë ishin të punësuar me pagë, 355…

Read More

Rusia e ka goditur sërish Ukrainën me një valë raketash, derisa presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo ushtar të huaj të angazhuar në Ukrainë do ta konsiderojë “shënjestër legjitime”.   Forca ajrore ukrainase ka thënë se shteti është goditur me 91 dronë rusë. Nuk është raportuar për viktima, por hetime janë duke u kryer.  Qëndrimi i ashpër i Putinit ka ardhur pasi aleatët perëndimorë të Kievit janë mbledhur për të arritur pajtueshmëri rreth një force që garanton sigurinë e Ukrainës.   Paralajmërimi i Putinit shpërfaq qëndrimin e tij të palëkundur, prandaj janë bllokuar përpjekjet për të negociuar një…

Read More

Një tjetër protestë masive me përleshje mes protestuesve dhe policisë u shënua në qytetin Novi Sad të Serbisë, mbrëmjen e së premtes. Ajo që nisi si një tubim paqësor mbi sjelljen e efektivëve ndaj protestuesve dhe autonominë në universitete, u kthye në përleshje të dhunshme që zgjatën për disa orë. Policia hodhi gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe flakadanë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri të ditur më vonë se disa persona u arrestuan dhe 11 efektivë policie mbetën të plagosur. Vuçiç gjithashtu akuzoi protestuesit se kanë tentuar të kërcënojnë…

Read More

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane. Ndalimi i 27-vjeçarit erdhi pas kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme që kryhen në kufi me synim goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e…

Read More

Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në juglindje të Shqipërisë është tashmë realitet. Rruga e re Qukës–Qafë Plloçë ka përfunduar dhe është vënë në funksion, duke sjellë lehtësim të ndjeshëm të qarkullimit dhe shkurtim të kohës së udhëtimit mes Tiranës dhe zonave të juglindjes së vendit. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndau në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga aksi i sapondërtuar, duke e cilësuar këtë rrugë jo vetëm si një investim strategjik, por edhe si një destinacion të ri për të eksploruar bukuritë natyrore shqiptare. “Vizitoni aksin e ri Qukës–Qafë Plloçë, i cili afron juglindjen…

Read More