Autor: TV News
Radoniqi ka njoftuar se deri më tani nuk janë raportuar parregullsi që cenojnë integritetin apo mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor. Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94% e Vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 158 mijë e 691 votues apo 7.84%, nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues. Deri në të njëjtën kohë, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, kishin votuar 152 mijë votues apo 8.2% e votuesve nga 1 milionë 885 mijë e 448 votues. Konferenca e radhës…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka postuar një fotografi të futbollistëve të kombëtares pas fitores së mbrëmshme kundër Serbisë. “MIRËMËNGJESI, dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, ka shkruar Rama. Fitorja e madhe e “Kuqezinjve” në “Duboçica” erdhi pas golit të Rey Manajt, në fundin e pjesës së parë. Pas kësaj fitoreje historike, shpërtheu festa anëkend botës ku ka shqiptarë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, i është drejtuar kutisë së votimit. Ai ka votuar i vetëm, në njërën nga qendrat më të mëdha në kryeqytet. Kurti pasi e ka hedhur votën e tij te Fakulteti Juridik, i ftoj të gjithë qytetarët të votojnë. “Votojmë për të vendosur për katër vitet në komunat e Kosovës. Ne vendosim për shkollat, çerdhet, ujin e pijës. Ftoj të gjithë qytetarët pa dallim që ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve dhe plotësimin e nevojave që kanë”, tha ai.
Me zgjedhjet lokale, është e rëndësishme të kuptoni se si do të funksionojë votimi me kusht. A jeni të gatshëm të zbuloni se ku mund të votoni nëse hasni pengesa në vendvotimin tuaj të zakonshëm? Kjo është një mundësi e vlefshme për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për të mundësuar votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, janë caktuar Qendra Votimi në çdo komunë. Kjo do të thotë se çdo votues ka një mundësi të qartë për…
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu në Selitë dhe Farkë: Do të zhvillojmë infrastrukturën dhe transportin për të nxitur agroturizmin në kurorën e gjelbër të Tiranës Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka vijuar turin e takimeve me komunitetet e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Selitë dhe Farkë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e banorëve të zonës. Gjatë bisedave me banorët, Manastirliu vuri në pah potencialin e madh që këto zona kanë për zhvillimin e agroturizmit, dhe të një modeli të ri të bashkëjetesës pranë natyrës. Ajo…
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, ka ndarë vizionin dhe objektivat kryesore për transformimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, gjatë një interviste në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Në fokus të saj janë reformimi i financimit të shëndetësisë, përmirësimi i aksesit në trajtimin onkologjik, dhe ndërtimi i një strukture funksionale e të qëndrueshme menaxhimi. Sala u shpreh se një ndër sfidat kryesore është riorganizimi i mënyrës se si menaxhohet mjekësia dhe fondi i sigurimeve. Sipas saj, edhe pse mjekësia është falas për qytetarët, ajo ka një kosto reale që mbulohet nga shteti, ndaj është jetike krijimi i një sistemi transparent…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se ka penguar debatin publik në Kuvend për shkak të frikës së zbulimit të korrupsion dhe abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian të destinuara për bujqësinë shqiptare, duke dëmtuar drejtpërdrejt fermerët dhe ekonominë rurale. Në një video postuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku tha se Parlamenti i ka mohuar opozitës të drejtën për të diskutuar në seancë të kaluar mbi fondet IPARD, të cilat Bashkimi Europian i kishte pezulluar që prej më shumë se një viti. “Fondet e IPARD, një program prej 160 milionë eurosh që duhej të shkonte për…
Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një sulm ajror rus në qytetin ukrainas Kostantinvka, në rajonin lindor të Donetskut. Lajmin e bëri të ditur guvernatori ushtarak rajonal, Serhii Khormbunov, përmes një njoftimi në Facebook të shtunën mbrëma. Sipas autoriteteve lokale, një bombë e drejtuar nga ajri ra pranë një kishe ortodokse, duke shkaktuar plagosjen e katër civilëve dhe dëme të mëdha në ndërtesën fetare. Një person tjetër pësoi lëndime të lehta nga një bombë tjetër që goditi një zonë të afërt, ndërkohë që raportohen dëme në të paktën nëntë shtëpi. Kostantinvka ndodhet vetëm pak kilometra larg vijës së…
Pesë persona, përfshirë një fëmijë, janë dërguar në spital pas rrëzimit të një helikopteri të shtunën pasdite në qytetin Huntington Beach të Kalifornisë Jugore. Incidenti ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale, pranë një parkingu në Pacific Coast Highway, midis Beach Boulevard dhe Twin Dolphins Drive, sipas Shërbimit të Zjarrfikësve të Huntington Beach. Zyrtarët lokalë konfirmuan se dy personat që ndodheshin në helikopter u nxorën të gjallë, ndërsa tre kalimtarë që ndodheshin në rrugë u plagosën. Të gjithë të lënduarit u transportuan në spital, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur. Pamje dramatike të publikuara në…
Një studim sugjeron se marrja e një dite dembele në javë mund të jetë çelësi për një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur. Studiuesit në Universitetin Yale kanë zbuluar se caktimi i një dite pushimi dhe relaksi mund të reduktojë masivisht nivelet e stresit, të ulë presionin e gjakut dhe madje të rrisë jetëgjatësinë. Studimi i inkurajon njerëzit që t’i japin përparësi mirëqenies së tyre duke lënë mënjanë kohë për aktivitetet që u pëlqejnë, qoftë takimin me miqtë, kënaqësinë nga një hobi i preferuar ose thjesht për të marrë një sy gjumë. Duke i lejuar vetes të ngadalësojmë…
