Autor: TV News
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit po vijon në ditën e tretë përpara shkëmbimit të pengjeve me të burgosurit dhe një dite historike për lindjen e mesme. Palestinezët po vijojnë udhëtimin në kolona të mëdha drejt veriut të qytetit të Gazës me shpresën se luftimet nuk do të rinisin. Dhjetëra kamionë me ndihma janë parë të futen në territorin e Gazës dhe më shumë të tjerë priten në orët në vijim. Hamasi ka konfirmuar se lirimi i pengjeve do të bëhet të hënën ndërsa nga Izraeli ka deklaruar se shkëmbimi mund të nisë edhe më herët. Sipas zyrtarëve në SHBA, afërsisht…
Federata e Futbollit e Kosovës ka denuar thirrjet dhe banderolat kundër Kosovës në ndeshjen Serbi – Shqipëri. Më poshtë keni reagimin: “Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm. FFK vlerëson se veprime të tilla bien ndesh me frymën sportive, me parimet…
Institucionet shëndetësore ilegale serbe qe funksionojnë jashtëligjshëm në Republikën e Kosovës kanë lëshuar një numër të madh të vërtetimeve mjekësore, me të cilat qytetarëve u mundësohet të votojnë me asistencë gjatë procesit zgjedhor. Këto dokumente, të pa verifikuara nga institucionet zyrtare dyshohet se janë manipuluar me qëllim që të krijojnë kontrollin e votuesve. Një prej këtyre dokumenteve është vërtetimi i lëshuar nga Qendra e Mjekësisë në Vrbovac për qytetaren Gordana Jerinic, e datëlindjes 15.01.1954, në të cilin thuhet se “i lejohet votimi me ndihmën e asistentit për shkak të moshës dhe sëmundjeve të shoqëruara”.Këto raste janë në rritje të ndjeshme,…
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Serbisë me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime për Kupën e Botës 2026. Myrto Uzuni ka qenë shumë entuziast pas fitores 1-0 të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, shkruan Indeksonline “Kur thërritesh në ekip jep gjithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vdes në fushë madje. “Unë jam i gatshëm, luaj aty e sakrifikoj për ekipin. Nuk më intereson edhe nëse luan si mbrojtës i majtë. E kisha një kundërshtar të fortë si Pavloviç,…
Gazetari, Adriatik Kelmendi tha se ndoshta gjysma e komunave të mëdha do të shkojnë pa balotazh. Ai u shpreh se përtej kësaj, në komunat e tjera do të ketë garë deri në mbylljen e vendvotimeve. “Mund të themi se nëse vazhdon kështu, ndoshta gjysma e komunave do të shkojnë pa balotazh, gjysma e komunave të mëdha dhe ka garë në të tjerat”. “Ndoshta zbulova që thash në shtatë komuna, gjysma mund të shkojë pa balotazh, por në këto tjerat i bie se ka garë dhe do të ketë garë deri në mbylljen e vendvotimeve, kështuqë të gjithë ata se mendojnë…
Elseid Hysaj zhvilloi ndeshje pozitive kundër Serbisë në fitoren e rëndësishme në Leskovc. Mbrojtësi i Kombëtares foli pas ndeshjes: “15 minuat e fundit e kisha mendjen te mbyllja e takimit. Është e vërtetë se kemi dy ndeshje të vështira në nëntor, por kemi kohë. E korigjuam sot dhe luajtëm mirë. Meritojmë ta fetsojmë fitoren. Do krijohet një frymë shumë e bukur. Kemi kualitet të mëdhaja. Do shpërthejmë edhe më shumë në të ardhmen. Shyqyr ecim mirë dhe vazhdojmë përpara”.
Edhe të burgosurit në “Dyz”, po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Në programin special në kuadër të Maratonës Zgjedhore të Klan Kosovës, gazetarja Endrita Bajrami intervistoi drejtorin e “Dyzit”, Rasim Selmanin. Selmani thotë se gjithçka deri më tani ka shkuar mirë.“Jemi përgatitur që të ofrojmë sigurinë që secili i burgosur që gëzon […] The post Si u votua në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz! appeared first on InfoKosova.
Kombëtarja shqiptare triumfoi ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 mbrëmjen e sotme në Leskovc. Në përfundimin e sfidës, Kristjan Asllani doli në prononcim për mediat. “E dinim që sot na duheshin tre pikët. Erdhëm këtu për ta fituar ndeshjen, kemi folur në stërvitje, kemi parë video dhe kemi studiuar mirë. Jam shumë i lumtur për familjen time dhe për të gjithë shqiptarët që kanë parë këtë ndeshje. Në këto ndeshje duhet shumë qetësi, ishte shumë e vështirë të merren tre pikë. Komplimente dhe Shehut për paraqitjen e sotme sepse është e pesta për të. Jemi shumë të lumtur si skuadër, jemi…
Persona të panjohur kanë vjedhur arkën me mjete financiare të një xhamie në Germovë të Vitisë. asti raportohet të ketë ndodhur dje, ndërsa bëhet e ditur se shuma e parave, ishte grumbulluar nga ndihmat humanitare. ”Ankuesi m/k ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në objektin fetar (Xhami) dhe duke dëmtuar arkën i kanë vjedhur një shumë parash të grumbulluara nga ndihmat humanitare”.
Kombëtarja shqiptare triumfoi ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 mbrëmjen e sotme në Leskovc. Në përfundimin e sfidës, Juljan Shehu doli në prononcim për mediat. “Më në fund ia dolëm. Dita më e lumtur e jetës sime e gjithë stafit dhe lojtarëve. Falenderojmë të gjithë shqiptarët për mbështetjen e madhe. Jam shumë i lumtur që me perfrocmancën time të ndihmoj ekipin. Unë nuk jam sulmues të ndihmoj me gola, por jap maksimumin me topat për ekipin tim. Faleminderit të gjithëve. Gjithë Shqipëria e falenderon Manajn sonte edhe pas asaj penalltisë së humbur në Tiranë”, u shpreh Shehu.
