Autor: TV News
Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar riafirmuan mbështetjen e tyre për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke theksuar se do të vazhdojnë ta mbështesin misionin për të paktën edhe tre vjet. Mbretëria e Bashkuar tha se është kontribuuese kryesore në KFOR që kur paqeruajtësit e NATO-s hyn në Kosovë më 1999 “për të sjellë paqe dhe stabilitet pas konfliktit në vitet ‘90”. “Angazhimi përqendrohet rreth një force rezervë prej qindra ushtarësh britanikë, të cilët mund të dislokohen shpejt në Kosovë për të asistuar misionin, nëse ka nevojë. Dislokimi i fundit i madh i Mbretërisë së Bashkuar për…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një pritje mbretërore të organizuar nga Mbreti Charles III në Londër, ku u diskutuan marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ky takim ndodhi në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, një ngjarje që ka tërhequr liderë të rëndësishëm nga Ballkani Perëndimor. Pritja u zhvillua në pallatin “St James’s Palace” dhe përveç Kryeministrit Kurti, morën pjesë edhe liderë të tjerë të vendeve të Ballkanit, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e…
Jasir Asani ka realizuar gol në Ligën e Kampionëve të Azisë. Sulmuesi shqiptar realizoi gol ndaj Al Wehdat, shkruan GazetaBlic Sport. Asistin për golin e Asanit e dha Munir El Hadadi. Ky i fundit mbahet mend edhe për besimin e madh që Barcelona kishte për të më parë. Ja pamjet – Video.
Një grua 62-vjeç është qëlluar me thikë nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Milano. Gruaja, sipas mediave italiane, është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. 62-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagëve të shumta që ka marrë në zonën e qafët, ku i janë dëmtuar edhe enët e gjakut. Sipas hetimeve paraprake, sulmi mund të ketë ndodhur fillimisht brenda banesës së saj, përpara se ajo të dilte në rrugë për të kërkuar ndihmë. Autori i dyshuar, mendohet që të jetë ish-bashkëshorti i 62-vjeçares.…
Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kryeministrin Edi Rama u mblodhën në Londër për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Një ditë para këtij takimi të nivelit të lartë, liderët e Ballkanit u pritën nga Mbreti Charles III, ndërsa ishin të shoqëruar dhe nga Kryeministri britanik Kier Starmer që drejton edhe panelet në Samit. Vetë Kryeministri Edi Rama ndau dhe disa pamje të takimit me Mbretin Charles, ndërsa shihen duke bashkëbiseduar. Në nisje të Samitit, Kryeministri britanik priti liderët teksa mbërritën. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ishte i fundit në radhë, ndërsa përpara nisjes së punimeve…
Mesfushori i ri i Barcelonës, Fermin Lopez, e ka shkruar veten në librat e historisë së klubit. Me performancën e tij të fortë kundër Olympiacos, ai arriti diçka që asnjë bashkatdhetar tjetër nuk e kishte bërë ndonjëherë për katalanasit në garën më prestigjioze të klubeve në Evropë. Lopez u bë lojtari i parë spanjoll që shënoi një hat-trick për Barcelonën në historinë e Ligës së Kampionëve. Përveç arritjes së tij historike si spanjoll, Lopez vendosi edhe një rekord tjetër. Ai u bë lojtari më i ri që shënon një hat-trick për Barcelonën në Ligën e Kampionëve që nga Cristian Tello…
Moti i keq që ka përfshirë Greqinë. Sipas ekspertëve stuhia e fuqishme do godasë vendin për disa ditë. Më problematike situata paraqitet në zonën e Zakynthos për ditën e sotme, ku që nga mëngjesi janë shkaktuar probleme serioze. Shumica e vështirësive janë hasur në rrjetin rrugor të ishullit. Konkretisht, për shkak të akumulimit të ujit dhe mbeturinave, probleme janë regjistruar në rrugët që lidhin fshatrat Agios Kirikas me Kallipados, si dhe Sarakinado me Agios Kirikas. Përmbytje po ndodhin edhe në fshatin Romyrio, ndërsa rrëshqitje të vogla shkëmbinjsh janë shkaktuar në Lithakia, shkruan “Protothema”. Në të njëjtën kohë, në Agios Leontas,…
Skuadra e Dritës ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj Omonias. Gjithçka është gati për sfidën e nesërme, me ‘Intelektualët’ që janë gati për të synuar një rezultat sa më pozitiv, shkruan GazetaBlic Sport. Sfida pritet të jetë vendimtare për ambiciet e Dritës në këtë edicion evropian, ndaj klubi ka nisur organizimet për një mbështetje sa më të madhe nga tifozët.
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë një në Kosovë, të cilat dyshohet se kishin falsifikuar dokumente, që ishin përdorur më pas për trafikimin e njerëzve. Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, me ndihmën e autoriteteve kosovare është sanksionuar “Rrjeti Krasniqi”, që përshkruhet si një bandë kriminale me seli në Kosovë, që kishte udhëhequr një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve false. Mbretëria e Bashkuar tha se kjo bandë e organizuar kriminale është përgjegjëse për prodhimin e dokumenteve false dhe furnizimit me to për bandat kriminale. “Grupi ka krijuar pasaporta false, letërnjoftime dhe…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael në përgjigje të ftesës që mori një javë më parë nga homologu izraelit, Z. Gideon Sa’ar. Ministrja e Jashtme do të pritet në një takim bilateral nga homolgu Sa’ar, si dhe nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Z. Amir Ohana. Ndalesën e saj të parë në Izrael, Ministrja Spiropali e pati në vendodhjen e Festivalit Nova, në përkujtim të viktimave të masakrës së 7 tetorit të vitit 2023, që u mori jetën mbi 1200 civilëve në Izrael. Spiropali theksoi se “kthimi i të…
